Lezhë -Kurbin/ Dhunë në familje, arrestohen dy persona, njëri dhunoi kunatën, tjetri babanë

Publikuar me datë:

Lezhë-Kurbin

Dy persona u arrestuan në Lezhë dhe Kurbin pasi akuzohen për ushtrim dhune ndaj familjarëve të tyre, si dhe për mbajtje të armëve të zjarrit, municioneve luftarake dhe lëndëve plasëse.

Gjatë operacionit, policia bllokoi 5 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri (njëra prej të cilave ishte me fishek në fole) dhe municion luftarak.

Dy të dyshuarit u vunë në pranga pasi mbanin në banesat e tyre sende të paligjshme.

Njëri prej të ndaluarve, në Lezhë, akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait, ndërsa tjetri, në Kurbin, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Pas sinjalizimeve të marra për dhunë në familje, policia e Lezhës dhe Kurbinit ndërhyri me operacione të shpejta, duke çuar në arrestimin e personave të mëposhtëm:

– Në Lezhë u ndalua në flagrancë M. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij. Gjatë kërkimit në banesën e tij, policia gjeti 5 kallëpë tritoli, 1 armë zjarri (pushkë) dhe municion luftarak.

– Në Kurbin u vu në pranga G. K., 48 vjeç, banues në Mamurras, pasi akuzohet për dhunë psikologjike ndaj babait. Në banesën e tij, autoritetet gjetën të fshehur një armë zjarri (automatik) me fishek në fole, si dhe municion luftarak.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Lezhës për vijimin e hetimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, përkeqësohet situata, rrezikohen banesat

Për të tretën ditë radhazi, flakët kanë përfshirë masivin...

Ronaldo shfaqet me një look të ri, pak ditë pas martesës

Cristiano Ronaldo ka befasuar ndjekësit me një pamje të re të flokëve, duke u shfaqur me një stil të ndryshëm pak ditë pas festimit të martesës me Georgina Rodriguez në një ceremoni private në Cascais, Portugali. Futbollisti i njohur portugez ka ndryshuar tërësisht stilin e tij të zakonshëm, duke adoptuar një prerje shumë të shkurtër […]

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen...