Leontina Elezi është shpallur “Miss Bjeshka 2026”, duke fituar kurorën e vajzës më të bukur të Bjeshkëve në edicionin e këtij viti. Ky konkurs zhvillohet në kuadër të festës tradicionale “Logu i Bjeshkëve”, e cila organizohet çdo vit në Qafën e Predelecit, në Kelmend.
Aktiviteti, që konsiderohet ndër festivalet më të veçanta në Shqipëri, mbledh artistë, këngëtarë dhe qindra vizitorë nga trevat shqiptare dhe më gjerë, duke promovuar kulturën, traditat dhe identitetin karakteristik të Malësisë së Madhe.

