Pas vendimit të gjykatës administrative për marjen e masës së sigurimit më qëllim zhbllokimin e pagave të administratës gjyqësore, mesditën e sotme nga ana e Thesarit të Shtetit, është vendosur zhbllokimi i pagave për Gjykatën e Durrësit dhe Gjykatën e Posaçme.
Listë pagesat janë zhbllokuar nga thesari për këto dy institucione.
Ndërsa në ditët në vijim në gjykatën administrative, pritet të merren në shqyrtim kërkesat e tjera të bëra nga gjykatat dhe prokuroritë e rretheve.
Kjo masë sigurimi është vetëm një sigurim padie që nënkupton se konflikti mes magjistratëve dhe ministrisë së Financave, nuk është zgjidhur plotësisht pasi çështja e gjykimit vijon në themel.

