Largimi i parë nga blutë, mbrojtësi i jep lamtumirën Dinamos dhe kalon te Teuta

Publikuar me datë:

Dinamo arriti të fitonte ndeshjen e parë të “Final 4”, duke mundur me rezultatin e pastër 0-2 Vllazninë, në një takim ku në fakt nuk pritej shumë nga blutë duke parë mungesat që kishte. Sakaq, këto ndeshje mund t’i shërbejnë skuadrës së Dajës për të përgatitur ndoshta më mirë Europën duke qenë se në klub e skuadër janë koshientë që titulli kampion është një ëndërr që mund të realizohet vetëm me anë të një mrekullie.

Në kushte të tilla, blutë po mendojnë edhe për skuadrën e sezonit të ri, ku natyrisht synohet rinovimi i ontratave të lojtarëve që konsiderohen të rëndësishëm dhe largimi i atyre që këtë sezon nuk kanë bindur ose nuk kanë pasur hapësira. Kështu, Rustem Hoxha është i pari që ka vendosur të largohet nga Dinamo dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij te Teuta. Hoxha nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon me fanellën e Dinamos duke qenë se në verë pësoi një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentin dhe për pasojë, nuk ishte në gjendje të aktivizohej. Edhe pse prej disa javësh ai është rikuperuar, stafi teknik nuk i ka dhënë hapësirë madje si në periudhën para janarit, ashtu edhe pas janarit emri i tij nuk fi guronte në listën e federimit duke u bërë i pamundur aktivizimi.

Sezonin e shkuar, Hoxha ishte shumë pranë largimit nga Dinamo duke qenë se ishte në negociata me Teutën për të kaluar me skuadrën bregdetare. Angazhimi i Dinamos në Europë, bëri që ky transferim të shtyhej për një moment të dytë dhe në miqësore, ai u dëmtua duke humbur pjesën më të madhe të sezonit. Diçka e tillë, bllokoi transferimin e tij në Durrës, megjithatë klubi i Dinamos u tregua i gatshëm të respektonte kontratën e Hoxhës duke e mbajtur pjesë të klubit edhe pse i dëmtuar dhe pa asnjë minutë në këmbë. Me fundin e sezonit, kalimi i Hoxhës në kampin durrsak është vetëm çështje ditësh teksa mbrojtësi e njeh mirë kampin e Teutës.

Rustem Hoxha është larguar disa herë nga Teuta dhe është rikthyer sërish. Pak sezone më parë, ai largohej për të fi rmosur me Kukësin dhe u rikthye sërish, ndërkohë që u larguar përsëri për të firmosur me klubin e Dinamos. Tashmë, për të do të jetë një tjetër rikthim në Durrës, ku ka mbajtur disa herë shiritin e kapitenit, gjë të cilën e ka bërë edhe me fanellën e Dinamos.

Hoxha ishte një nga lojtarët e parë që firmosi me Dinamos pasi blutë u rikthyen në Superiore dhe deri në momentin e dëmtimit, ai ishte ndër më të dalluarit dhe lojtarët me më shumë minuta te kryeqytetasit. Pas fundit të “Final 4”, Hoxha do të përshëndetet me skuadrën dhe duke nisur nga muaji tjetër, me shumë gjasa do të nisë stërvitjen me bregdetarët, aty ku trajner do të jetë Edlir Tetova për sezonin e ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...