Largimi i “neomalësores”, Balla: Të dorëzojë mandatin që i dha PS, nuk është e votuar…

Publikuar me datë:

Pas largimit të deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste, kreu i grupit parlamentar të kësaj force, Taulant Balla, ka kërkuar që ajo të dorëzojë menjëherë mandatin e saj. Në një deklaratë drejtuar mediave, Balla theksoi se mandati i përket PS-së dhe se Koçeku nuk është zgjedhur drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve.

Ai komentoi gjithashtu zhvillimet e fundit, duke vënë në dukje se protesta qytetare është “vjedhur” nga faktorë të tjerë politikë, duke deviatur plotësisht nga qëllimi i saj origjinal.

Sipas tij, prioriteti kryesor për vendin mbetet integrimi në Bashkimin Europian. Ai gjithashtu theksoi se administrata shtetërore duhet të tregojë më shumë përgjegjësi dhe të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Kujt t’i përgjigjem. Unë po iu them bindjen e të gjithë shqiptarëve. Nuk kemi të bëjmë me një protestë që lindi për një rast, që të gjithë ndajmë të njëjtin qëndrim. Atë çështje që ngritën, sot nuk flasin më. Sot protestën që ata nisën ua kanë vjedhur, se kush ua ka vjedhur të gjithë e dimë. Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur dhe Koçekun e ka zgjedhur PS, duhet të dorëzojë mandatin sepse ia ka dhënë PS. Nuk është një person i votuar.

Gjatë 6-7 muajve të fundit, kam marrë vetëm falënderime nga deputetja Marjana Koçeku për mënyrën se si e drejtoj Grupin Parlamentar të PS-së. Ne jemi ata që flasim me shqiptarët për integrimin e vendit në BE. Unë jam pjesë e atyre që mund të përgjigjem për shumicën e pyetjeve që na drejtohen, dhe realisht janë shumë.

Ka një numër të konsiderueshëm njerëzish, të cilëve hallet e tyre nuk zgjidhen për shkak të normave ligjore në këtë vend. Ne kemi pranuar një detyrë që e ka rolin e shërbëtorit të popullit. Duhet të jemi të përulur dhe sa më dëgjues e komunikues me qytetarët. Rama e ka thënë shpesh se kundërshtari më i madh i PS-së nuk është as partia e bufit dhe as protestuesit, por ajo pjesë e administratës që nuk u kthen përgjigje qytetarëve,” përfundoi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related