Kush është 50-vjeçari, që mbeti i plagosur rëndë në atentat në Sarandë?

Publikuar me datë:

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, të regjistruara mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 4 të Sarandës.

I plagosuri është identifikuar si Thimjo Rubati, i njohur edhe si Sander Rubati, 50 vjeç, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.

Rubati është një person i njohur për autoritetet, me precedentë penalë për trafik klandestinësh, kontrabandë dhe armëmbajtje pa leje. Ai rezulton gjithashtu i skeduar nga policia për trafik të mjeteve motorike. Në vitin 2002 është arrestuar për trafikim minorenësh ndërsa në vitin 2012 për rrëmbimin e një 16-vjeçareje.

Ndërkohë, janë blinduar hyrje-daljet e qytetit, ndërsa vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Avokati dhunon qytetarin brenda gjykatës: “Do t’i thyej turinjtë”

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur një...

Nga prilli ndalohen pijet energjike për personat nën 16 vjeç në Britani

Qeveria britanike ka njoftuar se fëmijëve nën 16 vjeç...

“Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS”

Gazetari Reldar Dedaj ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar...