Kush e vrau Endri Mustafën? / 5 vite nga ekzekutimi i bujshëm në Shkodër i 32 vjeçarit

Publikuar me datë:

5 vite më parë, më 17 maj 2021 në livadhet e Shkodrës, u gjet i pajetë Endri Mustafa. Sipas hetimeve të kohës, viktima kishte të paktën tre ditë që ishte qëlluar me armë zjarri duke mbetur i vdekur në vend.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie duke nisur hetimet lidhur me këtë vrasje të rëndë të ndodhur në 2017.

Teksa ndodhemi 5 vite pas asaj ngjarje të rëndë, kjo vrasje ende ka shumë mister brenda dhe nuk është zbardhur e plotë.

Gjykata e Shkodrës dënoi me 12 vite burg, 16 vjeçarin asokohe Ergys Malja, që sot është 21 vjeç dhe vijon të qëndrojë në burg.

Malja është personi i cili ka nxjerrë nga shtëpia Endri Mustafën, i cili më pas dyshohet se u qëllua nga dikush tjetër duke e lënë të vdekur.

Ndërkohë prokuroria ka dërguar për gjykim shtetasin Ibrahim Lici si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës, por ai asnjëherë nuk është arrestuar sepse ndodhet jashtë Shqipërisë, në Turqi.

Babai i tij, Mustafa Lici ka dorëzuar kamera të sigurisë si prova për të bindur gjykatën se djali i tij gjatë gjithë asaj kohe kur ka ndodhur vrasja nuk ka qenë në Shkodër dhe se ndodhej në një resort në Tiranë i monitoruar nga kamerat 24 orë.

Po ashtu kanë dorëzuar edhe tabulate telefonike, që sipas tyre vërtetojnë këtë gjë.

Gjykata pezulloi me një vit procesin duke qenë se Ibrahim Lici nuk ishte kapur ende dhe deri më tani nuk ka një vendim përfundimtar ndaj tij.

Ibrahim Lici u dorëzua tek policia turke, por nuk u bë i mundur ekstradimi i tij drejt Shqipërisë sepse nuk kishte prova për ngjarjen dhe autoritetet turke e lëshuan pasi kishte kërkuar azil atje.

Fillimisht Lici është akuzuar nga 16 vjeçari Malja si autor i vrasjes, por më pas 16 vjeçari ndryshoi në atë kohë deklarimet e tij.

Nga ana tjetër nëna e viktimës akuzon persona të tjerë si autor të vrasjes së djalit të saj Endri Mustafa.

Por si ndodhi vrasja 32 vjeçarit?

Tre ditë para se të gjendej i vrarë, Endri Mustafa kishte marrë dy mesazhe në celular, prej të cilave kishte dalë nga shtëpia rreth orës 10 të darkës për mos u kthyer më.

Nëna e tij bëri denoncim në Polici për zhdukjen e 32-vjeçarit i cili u gjet në orën 09:00 të 17 majit 2021, i vrarë me armë zjarri. Pranë trupit të tij të pajetë është gjetur dhe një pistoletë.

Ndërkohë Mustafa ishte me precedent penal teksa është akuzuar më parë për plagosje, grabitje, arsenal armësh e fajde.

Viktima kishte marrë 6 plumba në trup teksa u gjet në anë të një shkurreje, i ekzekutuar dhe i mbuluar nga balta.

I riu, baba i tre fëmijëve, u qëllua në mënyrë makabre, me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është vrarë me armë zjarri.

Ai ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me disa persona të tjerë.

Edhe sot pas 5 vitesh vrasja e Endri Mustafës, një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në Shkodër vijon që të jetë e mbushur me plot mister dhe e pazbardhur plotësisht për shkak të mungesës së provave që do të çonin tek autori i këtij ekzekutimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...