“Michael Jackson ishte abuzuar…”, producenti bën deklaratën tronditëse për fëmijërinë e “Mbretit të Popit”

Publikuar me datë:

Producenti fitues i çmimit Emmy, Jeffrey Mark, i cili ka qenë pjesë e rrethit të ngushtë të Michael Jackson, ka bërë deklarata të forta lidhur me fëmijërinë e “Mbretit të Popit”.

Në një intervistë për New York Post, Mark pretendon se këngëtari legjendar ishte abuzuar seksualisht gjatë fëmijërisë së tij dhe se këtë eksperiencë e konsideronte “normale” dhe “të gjallë”.

Sipas producentit, ky perceptim i shtrembëruar mund të shpjegojë pjesërisht edhe marrëdhëniet kontroverse që Jackson kishte me fëmijët ndër vite. effrey Mark theksoi se vetë artisti nuk e shihte veten si abuzues.

Trashëgimia e Michael Jackson vijon të jetë në qendër të debateve publike për shkak të akuzave të hershme për abuzim seksual ndaj të miturve. Edhe pse këngëtari u shpall i pafajshëm nga gjykata në vitin 2005, polemikat nuk janë shuar kurrë plotësisht.

Akuzat u rikthyen fuqishëm në vëmendje pas publikimit të dokumentarit të HBO-së “Leaving Neverland” në vitin 2019, ku dy burra pretenduan se ishin abuzuar nga Jackson gjatë fëmijërisë së tyre.

Çështja është rikthyer sërish në fokus edhe këtë vit, për shkak të interesit të madh që ka ngjallur filmi i ri biografik “Michael”, i cili trajton jetën dhe karrierën e artistit deri në vitin 1988, përpara se të shpërthenin skandalet që do të trondisnin imazhin e tij publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një banesë në Pogradec

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një...

E paprecedentë/ Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

Policia ka vendosur gardh metalik te ura e Lanës, pak...

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Gjykata e Posaçme ka marrë sot (3 qershor) vendimin...