Kurtulaj: T’i heqësh Shkodrës Velipojën dhe Thethin do të thotë t’i presësh këmbët dhe kokën

Publikuar me datë:

Nga Musa Kurtulaj

Projekti i reformes territoriale të PD-së, i prezantuar të premtën e 31 korrikut nga Luçiano Boçi, parashikon që Bashkisë Shkoder ti hiqen Thethi dhe Velipoja për të shtuar edhe 3 bashki të tjera ! Shumë i çuditshëm ky projekt , pasi nëse i heqë Shkodres Thethin turistik dhe Velipojen turistike atëherë ia ke azgjesuar asaj potencialet e zhvillimit turistik të dhe në të njëjten kohë edhe minimizuar kapacitetin e infrastrukturës turistike që kanë sot këto dy zona turistike të nivelit nderkombëtar ! Përfshirja në reformen territoriale të vitit 2015 e Thethit dhe Velipojes në Bashkinë Shkoder, koha tregoi se ka qënë gjetja më e drejtë dhe efikase e kësaj reforme në shkallë kombëtare ! Këto vite shënuan një bum të zhvillimit turistik në Velipojë e Thethë, dhe ky bum është i lidhur shumë edhe me kontributin e Bashkisë Shkoder në administrim që u bëri këtyre zonave, në ndryshim rrenjësor me kohen kur ishin komuna ! Sot mund të flitet me sigurinë më të madhe që turizmi në Velipojë dhe Thethë është konsoliduar dhe ecën fuqishëm drejtë zhvillimit të panderprerë! Tani ti shkëputësh sot nga administrimi i Bashkisë Shkoder është një goditje me pasoja shumë të rënda që i bëhet zhvillinit të turizmit edhe në nivel kombëtar. Shkodra si bashki, nga reforma territoriale e vitit 2015 është unike në Shqipëri e më gjërë pasi fillon me plazhin e Velipojes (bregdetin) dhe përfundon me Thethin turistik në Alpe ! Kjo bashki mund të merret model në shkallë vëndi për efikasitetin e reformes territoriale ekzistuese. Tani të kërkosh sot për ta coptuar, është më shumë se absurde. Në mënyrë figurative: ti heqësh Shkodres Velipojen dhe Thethin do të thotë ti presësh këmbët dhe koken ! Sa i përket shtrirjes territoriale të Bashkisë Shkoder dhe mundësisë së zgjërimit të saj, kam shumë për të thënë, por kjo i përket një kohe më të përshtatëshme !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kukës/ Zjarr në Malzi, era favorizon përhapjen e flakëve

Pasditen e sotme, një zjarr ka përfshirë zonën pyjore...

Debat në rrjet: Vuçiç e prezanton lahutën si instrument serb, shqiptarët reagojnë

Një dhuratë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për kreun...

Pakistan/ Gjenden trupat e 4 alpinistëve që humbën jetën

Katër alpinistë janë gjetur të pajetë në Pakistan, pasi...

Protesta/ Dua Lipa vendos simbolin e flamingove në festivalin “Sunny Hill”

Festivali ndërkombëtar “Sunny Hill” ka çelur siparin edhe këtë...