Eurodeputetja Guarda i pergjigjet Ramës: S’kemi interesa personale, punojmë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë

Publikuar me datë:

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë akuzoi disa eurodeputetë që kanë mbështetur protestat në Shqipëri se kanë interesa dhe agjenda personale. Anëtarja e Delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë ka mohuar këto akuza, duke theksuar se angazhimi i saj lidhet me standardet europiane, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe interesin publik.

“Jo Edi Rama, ne nuk kemi interesa personale”, është shprehur Guarda, duke publikuar një mesazh drejtuar kryeministrit shqiptar.

Në reagimin e saj, eurodeputetja thekson se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të ketë në qendër qytetarët dhe jo interesat e investitorëve apo spekulimeve ekonomike.

Guarda bën të ditur se, në cilësinë e saj si pjesë e Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe si politikane e angazhuar për çështjet mjedisore dhe të drejtat e qytetarëve, ka firmosur një letër drejtuar Komisionit Europian për të ngritur shqetësime mbi disa zhvillime në vend.

Sipas saj, disa praktika të ndjekura në Shqipëri nuk përputhen me parimet europiane dhe rrezikojnë të kufizojnë pjesëmarrjen demokratike, mbrojtjen e mjedisit dhe interesin e komuniteteve lokale. Ajo shtoi se përmes letrës drejtuar Komisionit Europian synohet evidentimi i problematikave dhe ndërtimi i një procesi integrimi që, sipas saj, të jetë në shërbim të qytetarëve.

Eurodeputetja ngriti gjithashtu shqetësime për ligjin shqiptar 21/2024, të cilin e cilëson në kundërshtim me legjislacionin europian, duke kërkuar ndryshime për të garantuar përputhshmërinë me standardet e BE-së.

Sipas Guardës, projektet e zhvillimit në zonat e mbrojtura, përfshirë resortet turistike luksoze, duhet të vlerësohen në përputhje me rregullat europiane për mbrojtjen e mjedisit. Ajo theksoi se shqetësimet nuk lidhen vetëm me çështjet mjedisore, por edhe me të drejtën e pronësisë, duke argumentuar se shumë qytetarë shqiptarë ende përballen me pasiguri për titujt e pronës dhe me probleme të pazgjidhura që lidhen me kthimin dhe kompensimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist.

“Edi Rama, ja axhenda jonë, publike. Ne punojmë për një proces të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian që vendos në plan të parë të drejtat e qytetarëve shqiptarë, dhe jo tekat e atyre që investojnë, blejnë e spekulojnë.

Ajo që po shohim të ndodhë nuk shkon në drejtimin e së drejtës europiane, por përkundrazi shtyp përpjekjet për pjesëmarrje demokratike, për aktivizim nga poshtë për mbrojtjen e mjedisit dhe të mirëqenies së të gjithë njerëzve që jetojnë sot në Shqipëri, si edhe të atyre që do të jetojnë në vitet që do të vijnë.

Për këtë arsye i kemi shkruar një letër Komisionit Europian, për të nxjerrë në pah të gjitha pikat problematike dhe për të ndërtuar së bashku një proces anëtarësimi që të jetë në shërbim të njerëzve, hap pas hapi. Ligji aktual shqiptar, 21/2024 është në kundërshtim me legjislacionin europian dhe për ta bërë të pajtueshme duhet të anulohet, vetëm kështu mund të garantohet bashkërendimi me legjislacionin europian dhe projektet si resortet luksoze në zonat e mbrojtura nuk mund të jenë as të menduara dhe jo më të propozuara. Ndërkohë që vazhdojnë të na vijnë njoftime për punime në zonën e Vjosë-Nartës. Për këtë arsye në të Gjelbrit Europian i kemi shkruar sërish Komsionit Europian. Por çështja nuk ka të bëjë vetëm me ambientin, por ka të bëjë dhe me të drejtën e pronësisë. Një nga të drejtat themelore të garantuara nga Bashkimit Europian. Shumë shqiptarë nuk kanë ende titujt e pronësie së sigurta dhe procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist nuk është realizuar ende”, shprehet ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kukës/ Zjarr në Malzi, era favorizon përhapjen e flakëve

Pasditen e sotme, një zjarr ka përfshirë zonën pyjore...

Debat në rrjet: Vuçiç e prezanton lahutën si instrument serb, shqiptarët reagojnë

Një dhuratë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për kreun...

Pakistan/ Gjenden trupat e 4 alpinistëve që humbën jetën

Katër alpinistë janë gjetur të pajetë në Pakistan, pasi...

Protesta/ Dua Lipa vendos simbolin e flamingove në festivalin “Sunny Hill”

Festivali ndërkombëtar “Sunny Hill” ka çelur siparin edhe këtë...