Darli Kurti, anësori i djathtë shqiptar, ka nisur një faqe të re në karrierën e tij në futbollin italian, pasi ka kaluar një periudhë formimi në akademitë e disa klubeve të këtij vendi.
Futbollisti, i cili për dy sezone mbajti një rol kyç në përfaqësuesen e Shqipërisë U17 dhe mori pjesë në fazën finale të Kampionatit Europian, në moshë 18-vjeçare ka zgjedhur të debutojë në futbollin për të rritur. Ai ka nënshkruar një kontratë me Real Aversa, që garon në Serie D.
I lindur në vitin 2008, Kurti është bashkuar prej disa ditësh me ekipin e ri në stërvitje. Klubi pret që ai të japë ndihmesën e tij që në ndeshjet e para të skuadrës në Kupën e Italisë për këtë kategori.

