Kupa e Shqipërisë U-17/ Teuta fiton finalen ndaj Tiranës 4-3 pas përmbysjes spektakolare

Publikuar me datë:

Teuta është fituese e Kupës së Shqipërisë U-17. Skuadra durrsake mposhti Tiranën në finalen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” me rezultatin 4-3.

Një ndeshje e luftuar dhe spektakolare, e cila prodhoi 7 gola dhe përmbysje të rezultatit, duke ofruar emocione deri në vërshëllimën e fundit.

Tirana kaloi e para në avantazh me dy gola të shpejtë të shënuar nga Maci dhe Marinaj, ndërsa Teuta ngushtoi shifrat në fundin e pjesës së parë me Gripshin.

Në pjesën e dytë, Maci realizoi sërish duke e çuar rezultatin në 1-3 për Tiranën. Megjithatë, reagimi i futbollistëve të Teutës U-17 ishte i jashtëzakonshëm, duke përmbysur gjithçka në minutat në vijim.

Për durrsakët shënoi fillimisht Gjuzi, më pas Godime barazoi shifrat, ndërsa sërish Gjuzi gjeti rrugën e rrjetës për të kompletuar përmbysjen dhe për t’i dhënë Teutës fitoren 4-3.

Në përfundim të takimit u zhvillua ceremonia e organizuar nga FSHF, ku trofeu dhe medaljet iu dorëzuan skuadrës fituese nga legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...