“Ku është ai, s’po e gjej/ Braçe kërkon ministrin e Bujqësisë në Kuvend: Të kam çuar një ankesë

Publikuar me datë:

Deputeti socialist, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar që të pranishëm në seancë duhet të jenë edhe ministrat, që deputetët të kenë mundësinë t’i shprehin shqetësimet e tyre kur kthehen nga ‘Java e Gjelbërt’.

Ai ka kërkuar Ministrin e Bujqësisë, të cilit thotë se i ka dërguar një letër ankesë bashkë me disa bujq për produktet e dëmshme që shiten në treg, por sipas tij nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Unë jam fajtori gjithmonë, s’ka asnjë problem. Tani, me thënë të drejtën, këto seanca janë bërë që të gjithë deputetët që vijnë këtu nga Java e Ghelbërt dhe ngrenë shqetësimet e tyre në prani të ministrave. Pa praninë e tyre, më duket sikur do të flasim me veten.

Unë e kërkoj shumë ministrin e Bujqësisë, por nuk e gjej. Cili është shqetësimi? Të hënën e kaluar, unë dhe disa bujq, i çuam shkresë zyrtare nga Kuvendi në drejtim të drejtorisë së AKU-së, sollëm në vëmendje faktin që prej muajsh në treg po shitet ure me përqindje azoti shumë më të ulët se ajo e lejuara. Është një fertilizant i domosdoshëm për drithërat.

Nuk kam marrë asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë. Këto dua t’i them edhe ministrit edhe drejtuesit të AKU-së”,u shpreh deputeti Braçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

La derën e bankës pa mbyllur dhe iku në tualet, zbardhet rrëfimi i rrojes së arrestuar

“…Isha në banjë, kur ndodhi grabitja e arkës së...

Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të...

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkaktuar të...