Kryetari i Forumit të PD-së sulmon Benet Becin pas debatit me tregtaren: “Në luftë me specat dhe pensionistët”

Publikuar me datë:

Debati i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, me një tregtare në Tregun e Rusit ka sjellë reagime të forta politike.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër ka sulmuar ashpër kryebashkiakun, duke e akuzuar se po ushtron presion ndaj tregtarëve të vegjël dhe pensionistëve që, sipas tij, detyrohen të dalin në rrugë për të siguruar të ardhura shtesë.

Sipas përfaqësuesit të PD-së, rritja e çmimit të tezgave ka vështirësuar aktivitetin e tregtarëve të vegjël, ndërsa debati me pensionisten është cilësuar prej tij si i papranueshëm.

Në reagimin e tij, ai ka përdorur edhe akuza të forta dhe gjuhë të ashpër ndaj Benet Becit, duke e konsideruar atë përgjegjës për situatën e krijuar në treg.

Debati mes kryebashkiakut dhe tregtares ka ndezur diskutime në rrjetet sociale, ku qytetarët janë ndarë mes atyre që mbështesin zbatimin e rregullave dhe atyre që kërkojnë më shumë ndjeshmëri ndaj pensionistëve dhe tregtarëve të vegjël.

Postimi i plotë:

HAJDUTI I 320 MIJË EUROVE NË LUFTE ME SPECA…

Shikoni se si ky hajdut i pamoralshëm i drejtohet një pensionisteje që ka dalë në rrugë për të fituar kafshatën e bukës.

Ka dalë në rrugë, sepse pensioni nuk i del për bukë dhe ilaçe.

Ka dalë në rrugë, sepse ti, #Benet, rrite çmimin e tezgave dhe e bëre të papërballueshëm për këta tregtarë të vegjël.

Ka dalë në rrugë, sepse ka zgjedhur të jetojë me ndershmëri dhe jo si ti, hajdut ordiner.

Dhe, meqë do të bësh të fortin me këtë zonjë, po të rikujtoj se si të rrahën në një nga klubet e Shkodrës dhe se si të thërrasin personazhe në Shkodër, ndërsa ti dridhesh para tyre.

Je llumi i llumrave dhe Shkodra do të të mbajë mend si hajdutin më të madh të të gjitha kohërave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Parajsa e Veriut pa rrugë: Pulti vijon të vuajë harresën 37 kilometra larg investimeve

Aksi Prekal–Kir–Plan vijon të jetë një nga rrugët më...

Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut

“Mjeshtër i Sportit”, Gazheli la gjurmë duke u shpallur...

Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin e Braçes ndaj gazetarit të News24

Reporterët pa Kufij (RSF) kanë reaguar pas incidentit të...

Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak

Gjithnjë e më shumë të rinj në Gjermani po...