Kostoja për çdo km të autostradës Milot-Balldren arrin mbi 21 milionë euro

Publikuar me datë:

Autostrada e re Milot-Balldren do t’i kushtojë vendit rreth 21.5 milionë euro për çdo kilometër, sipas raportimeve të fundit, e cila është një nga projektet më të rëndësishme dhe diskutabile të infrastrukturës në Shqipëri.

Me një gjatësisë prej 17 kilometrash, kostoja totale e këtij segmenti arrin në 365 milionë euro, siç njoftoi ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi. Duke e kalkuluar këtë, çdo kilometër i autostradës do të kushtojë mesatarisht 21.5 milionë euro.

Ministri Karakaçi theksoi se autostrada do të ketë kategorinë A, me dy korsi qarkullimi dhe një korsi emergjence për secilin drejtim.

Projektimi parashikon një gjurmë të re për rrugën, ndërsa aksi aktual do të përdoret si rrugë alternative. Ky segment do të fillojë nga nyja e Milotit, duke u lidhur me rrugët Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe Rrugën e Kombit, ndërsa përfundon në rrugën ekzistuese Tiranë-Shkodër, në Balldre.

Në përbërje të projektit, një nga elementët kryesorë do të jetë ndërtimi i një tuneli me gjatësi 850 metra, me dy tuba mes Urës së Drinit dhe Balldrenit, që do të lejojë anashkalimin e qytetit të Lezhës.

Autostrada do të ketë gjithashtu ura, nyje lidhëse, pika shërbimi, sisteme pagesash dhe monitorim të avancuar të trafikut. Përfundimi i projektit pritet të ndodhë deri në fund të vitit 2028 dhe konsiderohet si një segment i rëndësishëm i Korridorit Adriatiko-Jonian.

Fitues i kontratës 35-vjeçare për ndërtimin e kësaj autostrade është shpallur konsorciumi i përbërë nga Salillari, ALB TIEFBAU, ERALD-G dhe InfraKonsult.

Sipas marrëveshjes, financimi i rrugës do të sigurohet nga sektori privat dhe investimi do të rikuperohet përmes tarifave që do të paguajnë drejtuesit e mjeteve pas aktivizimit të autostradës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zbardhet dëshmia e vajzës së Fatos Lubonjës për dosjen “Partizani”

Tetis Lubonja, vajza e analistit Fatos Lubonja dhe ish-përgjegjëse...

Thika i drejtohet Bejlerit: Mos u bë mburojë e pushtetit, dëgjo zërin e qytetarëve”

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, është vënë në...