Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore

Publikuar me datë:

Kosova hyn të enjten zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, procesi i tretë zgjedhor që vendi zhvillon brenda një viti e gjysmë, pas krizës politike të krijuar nga dështimi i Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri.

Subjektet kryesore politike kanë paralajmëruar aktivitetet hapëse të fushatës në disa qytete të Kosovës, ndërsa gara pritet të dominohet nga përplasja mes Albin Kurtit, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmanit.

Lëvizja Vetëvendosje do ta hapë fushatën tw enjten me një tubim në Palestrën Sportive në Ferizaj në orën 19:30, ku Albin Kurti synon të kërkojë edhe një mandat tjetër në krye të qeverisë.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë aktivitetin hapës në qendër të Ferizajt në orën 20:00, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta nisë zyrtarisht fushatën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë në orën 18:00. LDK hyn në zgjedhje me Vjosa Osmani si kandidate për presidente dhe Lumir Abdixhikun për kryeministër.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta çelë fushatën në Gjakovë në orën 19:45, me Ardian Gjinin në garë për kryeministër, pas tërheqjes së Ramush Haradinaj nga drejtimi i partisë.

Sipas kalendarit zgjedhor, fushata do të zgjasë deri më 6 qershor, vetëm një ditë para votimit. Zgjedhjet e reja u shpallën pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjidhte presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke futur vendin në një tjetër krizë politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]