Një ndalim ka hyrë në fuqi për të gjithë ata që përpiqen të hyjnë në territorin e republikës së Kosovës për një periudhë prej tre vjetësh, si dhe një gjobë prej 700 eurosh për secilin nga 36 të ndaluarit që janë identifikuar në Gazimestan gjatë ceremonisë së Vidovdanit më 28 qershor.
Të gjithë këta individë përballen me akuzën për “shkaktim të trazirave dhe cenim të rendit dhe qetësisë publike”.
Shumica e të ndaluarve janë nga Serbia dhe vende të tjera të rajonit, ndërsa dokumentet e tyre personale janë konfiskuar deri në shpalljen përfundimtare të vendimit.
Gjyqtarja Naime Krasniqi, e cila po merret me këtë çështje, theksoi se asnjë nga dokumentet nuk do t’u kthehet 36 personave përderisa ata të mos paguajnë gjobën prej 700 eurosh.
Të ndaluarit, gjatë ngjarjes, kishin shpërfaqur thirrjen “Kosova është Serbi”.
Autoritetet kosovare kishin njoftuar të pranishmit se çdo shfaqje e simboleve që nxisnin “urrejtje ndëretnike, fetare ose politike” do të ishte e ndaluar.
Tradicionalisht, Serbia dhe vendet e rajonit mblidhen çdo 28 qershor në Gazimestan për të shënua Vidovdanin, një ngjarje me rëndësi fetare, që përkujtim betejën kundër Perandorisë Osmane në vitin 1389.

