Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK “mban dorën” ndaj Belinda Ballukut

Publikuar me datë:

Prej një muaji e gjysmë shqiptarët janë ngritur në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, që e akuzojnë për vjedhjen e pasurisë së tyre më të madhe Shqipërisë. Bashkë me Edi Ramën, protestuesit i kërkojnë SPAK që të veprojë ndaj tij dhe Belinda Ballukut tashmë e akuzuar për korrupsion.

Por teksa qytetarët rrisin pritshmëritë, duke se pushrteti i Edi Ramës, vijon të zgjasë tentatkulat tek drejtësia e të mbrojë akuzat korruptive të tij dhe kabinetit minister. Rasti simbol i këtij korrupsioni dhe mbrojtuje mbetet Belinda Balluku, që jo vetëm me akuza të konfirmuara por edhe karshillik ndaj drejtësisë së re. Ndryshe nga disa muaj më parë, nën shënjestër nuk është vetëm forca e pushtetit që po mbron korrupsionin, por edhe vetë SPAK. Ky institucion , nga akuzues, po kthehet në të akuzuar, pasi prej muajsh refuzon që të vendos drejtësi e të kërkojë arrestimin e Belinda Ballukut për paratë e vjedhura të shqiptarëve.

Më 12 mars të këtij viti me forcën e 82 kartonave, Mazhoranca socialiste në Kuvend e udhëhequr nga Edi Rama, do të bëhej bllokadë për SPAK, për të shpëtuar nga arrestimi për abuzime me miliarda euro me tenderat, Belinda Ballukun, krahun e djathtë të kryeministrit.

Pas zbythjes së SPAK, Edi Rama e Belinda Balluku nisën revanshin karshi drejtësisë, duke treguar muskujt e forcësë së pushtetit. Kostot nuk ishin vetëm miliionat e eurove që vazhdonin lëvroheshin tashmë nga ushtarët e Belinda Ballukut, por një goditje e fortë për rrugën europianë të Shqipërisë. për her ëtë parë në histori, Bashkimi Europian nëpërmjet rezolutave e qëndrimeve zyrtare do të dënonte kundërvënien ndaj drejtësisë, dhe mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar nëpërmjet pushtetit dhe imunitetot parlamentar. Raporti i IBAR u shty për disa muaj, deri sa në të, do të forcohej me gërma kapitale,  edhe rasti Balluku, duke i treguar EdI Ramës, se kishte vënë në përparësi fatin e bashkpunëtorees së saj në vend të të ardhmes së Shqipërisë Europiane, kalin e betejës në zgjedhjet parlamentare të 2025.

BE shpreh keqardhje për disa vendime të kaluara të Parlamentit të Shqipërisë, si dhe për komentet e zyrtarëve publikë në lidhje me hetimet kundër ish-zyrtarëve publikë dhe anëtarëve të Parlamentit. BE-ja thekson rëndësinë që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe për të mbështetur parimin e barazisë para ligjit, si dhe që gjyqësori, përfshirë SPAK-un, të vazhdojë të kryejë punën e tij në mënyrë të pavarur, paanësi, llogaridhënie, profesionalizëm respekt për të drejtat e mbrojtjes dhe pa ndërhyrje.

Ndërsa Komisioni Europian u tregua e prerë, duke lidhur fatin e integrimit të Shqipërisë me fatin e korrupsionit qeveritar që simbolizohet nga Belinda Balluku, në parlamentin Europian qëndrimet ishin edhe më të forta. Me rezoluta të posaçme, Parlamenti Europian e cilësoi vijë të kuqe mbrojtjen që pushteti I Edi Ramës i bëri korrupsionit, e në këtë kuadër Brukseli ngriti alarmin e bllokoi edhe iniciativën e Edi Ramës, që tentoi të bëjë të paprekëshëm nga drejtësia veten dhe kabinetin qeveritar.

Teksa aleatët perëndimor shtuan dozën e kritikave dhe paralajmëruan masa të ashpra, Edi Rama u tërhoq nga ky propozim, por asnjëherë nga mbrojtja politike e korrupsionit të zyrtarëve trë vetë, çka solli edhe tensionim në skenën politike me opozitën, akuzat e të cilës tashmë ishin konfirmuar edhe nga çdo institucion europian.

Tre muaj më pas, u duk sikur prokurorët e SPAK u zgjuan për të vendosur në vend të paktën dinjitetin  e tyre, e ndaj Belinda Ballukut u ngrit edhe akuza për korrupsion, të cilën Edi Rama e përdori si argument për ti shmangur arrestimin.

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”*, në bashkëpunim dhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë.

Pasuria e vendosur nën “sekuestro preventive” përbëhet nga një “Vilë individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m2. Vila F6, brenda kësaj parcele, ka një sipërfaqe prej 103m2 (kati përdhe 54 m2 dhe kati i parë mbi përdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verandën 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi  pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “Ëhite Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059, datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit Igli Tare dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit Pandeli Carapuli. Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, Igli Tare dhe Jona Bushi, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024.

Ndërsa SPAK u zgjua, Kryeministri Edi Rama edhe njëherë u angazhua publikisht për të treguar forcënë përballë drejtësisë. Këtë herë sfida ndaj SPAK do të vinte nga qyteti I Fierit, ku Belinda Balluku nëprmjet masakrës elektorale kishte arritur të siguronte edher 12 mandate kërcënuese për pushtetin e Edi Ramës. balluku u shfaq në mitingun e Partisë Socialiste si figura qëndrore e kësaj force politike, me mesazhe force dhe sinjalesh që pushteti i saj, fal Edi Ramës, ishte edhe më I fortë.

Duket se mesazhi që Belinda Balluku e kishte për rrenjët e forta të Partisë Socialiste, forcës që tashmë përfaqësohet nga simboli i korrupsionit, u mor edhe nga prokurorët e SPAK, të cilët që pas njoftimit për mediat më 4 qershor, hezituan të konkretizonin sërish punën e tyre. kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë nga akuza e re për korrupsion pasiv e pastrim parashë për Belinda ballukun, dhe SPAK nuk kërkon arresitmin e saj. Edhe njëherë ky institucion vuri në rrezik besimin e publikut për panaësi, e cilësimin si heronjtë e fëmijëve rilindas.

Ndërsa SPAK hezitonte, duke i dhënë kohë Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, mijra shqiptarë mbushën sheshet e veç dorëheqjes së kryeministrit një mesazh e kishin edhe për këtë institucion.

Por SPAK këtë herë njëlloj siç Edi Rama, refuzoi të dëgjoj edhe vetë qytetarët, ku nga vonesat të vetmit përfitues janë kryeministri dhe krahu I tij I djathtë Belinda Balluku.

Edhe njëherë skena politike u tensionua për shkak të mungesës së drejtësisë, dhe këtë herë prozhektorët u rikthyen tek institucioni tempull I Reformës në Drejtësi.

Analistë dhe ekspertë politikë e cilësojnë këtë një frymarrje për Edi Ramën në një kohë që shqiptarët kanë dal në rrugë, pasi një arrestim ui Ballukut do u jepte të drejtë qytetarët e do të përshpejtonte kohën e llogaridhënies edhe për vetë kryeministrin. Por kreu i SPAK Klodin Braho, edhe pse pranon se një Balluk pa masë dëmton hetimet, sërish e gjen një rrugdalie me artificat, siç Edi Rama që I bllokoi dhënien e imunitetit.

Edhe këtë herë pasojat nuk janë vetëm milionat e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve, por sërish presioni rritet për rrugën integruese në Shqipërisë. Në Strasburg ku diskutohej fati europian i Shqipërisë, sërish kryefjala ishte Balluku e korrupsioni, bashkangjitur tashmë edhe protestave kundër shitjes së Shqipërisë për intesa të një grushti njerëzish.

Ndërsa Shqipëria dhe shqiptarët shënojnë vonesat e radhës në trenin europian, Belinda Balluku vijon pazaret në Tiranë. Vetëm pak ditë më parë, Belinda Balluku u filmua teksa dilte nga dreka me një prej njerëzve më të përoflur jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë për mashtrime dhe përfitime në kurrizë të shqiptarëve, Rony Yeffet, miku izraelit i EdI Ramës. Nuk dihet se çfarë e lidh Belinda ballukun me Rony Yeffet apo se çfarë është diskutuar në këtë drekë, por ajo që dihet ëshët fakti se biznesmeni izraelit është një prej përfituesve më të mëdhenj nga taksat e shqiptarëve duke marrë në dorë të gjithë sektyorin e ushtrisë dhe armatimeve, sektorë që tashmë drejtohen nga ushtarë të Belinda Ballukut.

Belinda Balluku akuza për korrupsion e pastrim parash, por SPAK akuzon vetëm Igli Taren

Teksa prokurorë të caktuar hezitojnë të arrestojnë Belinda Ballukun, emisioni Plug, u tregoj shqiptarëve, edhe para SPAK, lidhjet mes ish-zv. kryeministres Belinda Ballukut dhe ish-futbollistit Igli Tare, që shkonin deri në abuzive, korruptive, e siç u konfirmua sëfundmi në skemë pastrimi parash. SPAK u tha shiptarëve se akuzonte Ballukun dhe Taren për një epsiod, për një vilë në bregdet, por emisioni Plug ka denoncuar me fakte prova të forta që dëshmojnë se skema është edhe më e gjerë. Në puntatat e kaluara u denoncua se si Igli Tare me firmë të Belinda Ballukut, nga sportist do të shndërrohej në biznesmen energjetike me park fotovoltaik, do të merrte leje ndërtimi, e mbase nëse SPAK do të bëjë gërshetimet e duhura do të nxjerrë edhe se si zv. kryeministrja merrej ekskluzvisht me çmimet e shiftjes së apartamenteve.

Të gjithë e kemi duartrokitur në fushë kur luante me fanellën e kombëtares. Por sot ky emision nuk do të flasë për futbollistin, por për shtetasin Igli Tare, vëllain e Agron Tare, i cili ka mbajtur disa funksione të larta në administrate e Këshill të Ministrave. Kujtojmë se gjate kohës qe Tare regjistronte kompaninë që mori pronë shtetërore në Fier, i vëllai mbante një detyrë shumë të rëndësishme, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës.

Igli Tare para emërimit të Belinda Ballukut si Ministre e Energjisë dhe Infrastruturës në dhjetor 2018, nuk kryente ndonjë aktivitet të madh fitimprurës në Shqipëri, por gjithçka do të niste pasi Belinda Balluku do të ngjiste shkallët në majën e pushtetit. E ndërsa Tare vijonte të korrte sukses financiar në Shqipëri, Belinda Balluku nuk nguronte ta uronte për sukseset e tij në atë që di të bëjë më mirë, futbollin.

Por të rikthehemi në investigimin tonë. Në dhjetor të vitit 2018 themelohet kompania Agro Roma e cila regjistrohet në QKB në datën 25.01.2019, me administrator Aleksandra Tare, nëna e Igli Tare e datëlindjes 1951.

Bilanci i parë i depozituar në QKB është ai i vitit 2020. Sipas këtij bilanci kompania ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit, ka një punonjës dhe nuk deklaron të ardhura por shprehet se ka detyrime ndaj ortakut mbi 300.000 euro me kursin e sotëm. Pra kompania ka kryer shpenzime çka na bëri të dyshojmë se këto shpenzime mund të lidhen me aplikimin për leje ndërtimi. Në janar 2021 administrator emërohet shtetasi Soni Agalliu, i cili është kushëri i shtetasit Igli Tare. Në bilancin e vitit 2021, dyshimet tona faktohen. Agro Roma 2019, tashmë deklaron si inventar 99 milion lekë ose 990.000 euro me kursin e sotëm ndërtim, ndërsa për vitin 2020 kjo vlerë ishtë 790.000 euro. Ndërkohë që kjo kompani kishte si punonjës vetëm Soni Agalliun dhe mamanë e Igli Tare, Aleksandra Tare.

Plug investigoi edhe më tej dhe rezultoi se Edi Rama dhe Belinda Balluku i kishin miratuar leje ndërtimi kësaj kompanie në një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

LEJE NDËRTIMI PËR OBJEKTIN: “Objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial”, prane Zogut te Zi, Tirane

Në vitin 2023 Agro Roma 2019, do të përthithte një tjetër kompani. Real Eco Energys shpk, e themeluar nga Edi Agalliu, babai i administratorit Soni Agalliu.

Kjo kompani sipas objektit të deklaruar në QKB, u themelua për përfitimin e një parku fotovoltaik, që duket qartazi edhe nga emir i themelimit por edhe aktiviteti i saj në të gjithë vitet e ekzistencës. Dhe pas marrjes së lejes, kompania iu bashkua nëpërmjet procedurës së përthithjes kompanisë Agro Roma 2019, e cila bashkë me kompaninë Real Eco Energys bëhet zotëruese edhe e parkut fotovoltaik të miratuar me firmë dhe vulë të Belinda Ballukut.

Në bilancine vitit 2022 kjo kompani deklaron likuiditet në vlerën 1.6 milion euro, ndërkohë shprehen se kanë të drejta të arkëtueshme nga kompania Navitalia (12.721.617), pra kjo e fundit është financuar apo kryer punime në vlerën 120.000 euro. Nivitalia është një tjetër kompani e themeluar në ortakri nga Igli Tare në vitin 2019, me objekt agroturizëm. Ndërsa zëri inventare apo prodhime në procës tashmë bëhet 1.6 milion euro. Në zërin shpenzime janë 200.000 euro për taksën 8%, pra faktohet se kjo kompani pa asnjë aktivitet ka përfituar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku leje ndërtimit e paguar në datën 25.11.2020. Por kjo kompani sipas detajimit të shpenzimeve në vitin 2022 ka paguar dhe për kryerjen e projektit dhe aplikimin për një park fotovoltaik nën 2 MË.

Më 1 shtator 2023 kjo kompani ndryshon adresën kryesore të aktivitetit dhe tashmë do të jetë: TIRANË Leje ndërtimi nga KKT me Nr. 07, datë 10/06/2021, Zona kadastrale 8210, pranë Zogut të Zi; Pra siç detajohet dhe në Vendimin e Ortakut për ndryshimin e adresës, leja është miratuar në qershor të vitit 2021 ndërkohë që punimet dhe faturimet kishin filluar që në vitin 2020. E njëjta situatë vazhdon dhe me bilancet e vitit 2023. Në bilancin e vitit 2024 kjo kompani deklaron se tashmë parapagimet nga klientët për apartamentet janë në vlerën 6 milion euro. Duket qartë që i gjithë aktiviteti i kësaj kompanie nuk ka lidhje me ndonjë biznes në sektorin e real estate apo tregun privat, por burim dhe fokus të vetëm ka lejet e dhëna nga belinda Balluku për partk Fotovoltaik dhe nga Edi Rama apo qeveritarët e tjerë për ndërtime kullash në Tiranë.

Sipas të dhënave nga dokumentet zyrtare, kjo kompani ka marrë leje ndërtimi fillimisht nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj të datës 19.11.2020 e më pas në datën 25.11.2020 kanë kryer pagesën e taksës 8%. Sipas lejes zhvilluesi është Agro Roma.

Në qershor të vitit 2021 KKT, me firmën e Edi Ramës dhe Belinda Balluktu miratojnë një tjetër leje ndërtimi pranë Zogut të Zi kompanisë Agro Roma 2019.

Tashmë me lejen e ndryshuar nuk do jetë vetëm kompleks rezidencial por edhe një hotel.

Leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: “Soho Toëers”, objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvillues “Agro Roma 2019” sh.p.k.

Në vitin 2024 Rama dhe Balluku miratojnë dhe Leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: “Soho Toëers”, objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqërinë  “Agroroma 2019” sh.p.k.

Për ndërtimin pranë zogut të zi, Igli Tare do të themelojë kompaninë SOHO INVESTMENT PARTNERS SHPK në shkurt të vitit 2024, me Administratore Teuta Agalliu e ëma e Soni Agalliu, tezja e Igli Tares.

Sipas të dhënave të pagave në vitin 2021 zonja Agalliu ishte e punësuar si analiste pranë FSHU, institucion varësie i Belinda Ballukut.

Ne nuk e dim nëse ky është pallati për të cilin flet Belinda Balluku në telefon me Evis Berberin. Ne nuk e dim nesë ky është pallati që në telefon Belinda thotë mos shisni më pak se 3000 euro. Ne nuk e dim nëse Bela këtë leje e firmosi nga vila në Ëhite Rocks Dhërmi apo në emër të kujt janë vilat ku veron Bela.  Por të gjitha këto pikpyetje, i takon SPAK ti jap një përgjigje.

Ndërsa lejet e ndërtimit jepeshin me firmë të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, zemërgjerësia e titullarëve të qeverisë shoqërohej edhe me dhurata nga kryebashkiakë të tjerë, që pronën e fermerëve ua jepnin zengjinëve të rinj. Ka qenë KLSH që ka gjetur shkelje të rënda në procedurën për ti dhënë kompanisë së Igli Tares Tokën në Sheq Marinas të Fierit, dhe nuk bëhet fjalë për pak por plot 3. 3 hektarë.

Audituesit në raport shprehen se kjo sipërfaqe tokë është dhënë pa marrë më parë miratimin e Këshillit Bashkiak Fier, siç e parashikon ligji.

Pra evidentohet qartë, toka që Armando Subashi i ka dhënë kompanisë së Igli Tares nuk është pjesë e këtij vendimi të Këshillit Bashkiak, dhe është përdorur si referencë duke çuar këtë procedurë deri në falsifikim.

Por jo vetëm kaq, sipas KLSH-së për dhënien e tokës janë shkelur të gjitha procedurat, nuk është ngritur grup pune për kryerjen e praktikës, e madje në shkelje të ligjit për dhënien e pasurive shtetërore me qera janë marrë kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë.

Pra pasi shkeli hapur procedurën, pasi nuk ka ngritur as grupin e punës për vlerësimin e dokumentacionit, pasi nuk relacion për përcaktimine  çmimit. Armando Subashi merr edhte tagrat e Ministrit të Ekonomise pasi vetëm ai ka tagër të jap me qera toka pafryt ku hyn edhe kategoria ranishte.

Por Subashi për miqt e Belindës nuk u mjaftua me kaq, edhe pse Ligji e përcakton qartë se afati maksimal për lidhjen e kësaj kontrate është 10 vite, ai firmos për 20 vite. Pas firmosjes së marrëveshjes mes Bashkisë Fier dhe Agro Roma në 18.12.2020, Belinda Balluku ka dhënë Miratimin Paraprak për ndërtimin e një centrali fotovoltaik në 30.12.2021. Më pas Armando Subashi, në vitin 2022 lidh kontratën përfundimtare të qerasë me subjektin Agro Roma 2019. Pasi ishin kryer të gjitha procedurat me shkelje të rënda ligjore, në maj të vitit 2023, Edi Rama dhe Belinda Ballku miratojnë lejen e ndërtimit për centralin fotovolataik.

LEJE ZHVILLIMI PËR OBJEKTIN: “NDËRTIMIN E IMPIANTIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE, MЕ КАРАСІTET TË INSTALUAR 2 MË, DHE VEPRAVE NDIHMËSE” ME VENDNDODHJE BASHKIA FIER, ME SUBJEKT ZHVILLUES “AgroRoma 2019” Sh.p.k.

Për ta përmbyllur me suskese procedurën sigurisht Igli Tare ka marrë konsulencë nga një tjetër kompani e lidhur me Partinë Socialiste. Sipas bilanceve të publikuara në QKB do të ishte kompania A2 Partners & Laë e themeluar në janar të vitit 2020 nga vajza e Fatmir Xhafës, Aulona Xhafaj.  Edhe kjo e fundit nuk është një emër i panjohur, jo vetëm si vajza e arkitektit të Reformës në Drejtësi, por edhe si përfituese e një tjetër lejeje parku fotovoltaik ngjitur me parkun e Igli Tares. Pra edhe në këtë rast dyshime të forta ngrihen se zona e re energjetike në Fier nuk është thjesht një investim në këtë sektor, por një hapsire e re e përvetësimit dhe përfitimit të lejeve nga njerëz pranë pushteti që nesër do të jenë zotër të sektorit energjetik të vendit, me miliona në xhepat e tyre fal vizionit të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës.

Prokuroria e Posaccme sqaron se ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku është zyrtarisht nën akuzë për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në shtatë raste të procedurave të prokurimit të ndërtimit të Unazës së Jashtme të Tiranës.

Por në datë 4 qershor, ndaj ish-numrit 2 të  qeverisë, dhe një prej njerëzve të pushtetshëm të Partisë Socialiste SPAK vendosi të rëndojë akuzar, duke e vënë edhe përballë akuzave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në më pak se 3 muaj, Prokuroria e Posaccme ka ngritur akuzën e korrupsionit ndaj Belinda Ballukut si dhe të pastrimit të parave, bazuar në një prej episodeve të regjistruar në kohën kur ka drejtuar

Albcontrol, e me vilë të përfituar për pushime teksa Edi Rama do ta gradonte sërisht pranë vetes si Ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Por ndryshe nga sa Belinda Balluku deklaronte teksa përshëndetej me vartësit e saj, duke I treguar SPAK se do të ishte e lirë fal fuqisë politike, prokurorët vetëm në këtë episod korruptiv kanë zbulur një vilë luksoze në bregdetin e Dhërmiut, e cila tashmë është sekuestruar si produkt i korrupsionit.

Rasti korruptiv lidhet me tenderin me objekt “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit 88,651,633 (tetëdhjetë e tetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre) lekë, si dhe “Shtesë kontrate për ‘Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve’”, me vlerë 14,161,814 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë pa TVSH.

Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “Ëhite Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”.

Jo vetëm korrupsion, por SPAK akuzon ish.zv-kryeministren edhe për Pastrim Parash, duke fshehur dhe regjistruar në emër të përsonave të tjerë përfitimet e korrupsionit.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë.

Pasuria e vendosur nën “sekuestro preventive” përbëhet nga një “Vilë individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m2. Vila F6, brenda kësaj parcele, ka një sipërfaqe prej 103m2 (kati përdhe 54 m2 dhe kati i parë mbi përdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verandën 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës. [Referuar kontratës së porosisë me nr.1059 rep, nr.650 kol, datë 05.12.2018]

Sicc konfirmohet nga kontrata e porosisë, fill pas emërimit të Belinda Ballukut si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, do të shpërblehej dhe pushonte në vilën e siguruar nga korrupsioni, si bashkpunëtore e Edi Ramës.

Për të fshehur këtë pasuri, produkt të korrupsuionit, Belinda Balluku ka përdorur një nga njerëzit e saj më të afërt për shumë vite, ish-futbollistin Igli Tare. E bashkë me të, SPAK akuzon edhe ish-shefen e kabinetit të Ballukut, Joana Bushi, një prej personazheve kycc të karrierën dhe aferat e ish. Zv/ kryeministres.

Rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059, datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit Igli Tare dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit Pandeli Carapuli. Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, Igli Tare dhe Jona Bushi, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024.

Vila me nr.F6 ndodhet në një nga zonat elitare të Dhërmiut. Ndërsa ngjitur me vilën e Ballukut, burime pranë SPAK pohuan se është dhe vila e vartëses së saj, Viola Haxhiademi, me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Nga Emisioni Plug

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë

Një i paraburgosur ka humbur jetën këtë të martë në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës. Viktima është një shtetas 50-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili, sipas të dhënave paraprake, është ndjerë keq brenda ambienteve të institucionit. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por mjekët kanë konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete. […]

Arsyeja se përse femrat vuajnë më shumë nga temperaturat e larta

Të lodhura, me marramendje, irritim, fryrje dhe rraskapitje. Këto...

Debati me Kuçanajn/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për...