Erion Braçe e ofendoi në rrugë, i riu: “Kam marrë 500 mesazhe kërcënuese, por diaspora nuk ka frikë!”

Publikuar me datë:

Protestuesi i cili një ditë më parë u përfshi në një përplasje të drejtpërdrejtë me deputetin socialist Erion Braçe, ka marrë fjalën sot në shesh duke denoncuar sulmet dhe kërcënimet që ka marrë pas atij momenti, si dhe duke dhënë një mesazh të prerë në emër të diasporës.

Qytetari tregoi publikisht se çfarë ndodhi gjatë ballafaqimit dhe si u etiketua nga deputeti i mazhorancës.

“Dje jam sulmuar nga Erion Braçe. Më quajti drogaxhi. Ne nuk trembemi, nuk kemi frikë. Diaspora nuk ka frikë! Nuk u trembemi kërcënimeve tuaja!” u shpreh ai me vendosmëri.

Më tej, ai bëri me dije se pas incidentit ka qenë shënjestër e një vale të madhe kërcënimesh, duke theksuar se kjo është rruga që ndiqet ndaj kujtdo që guxon të flasë hapur.

“500 mesazhe më kërcënonin, nuk ka problem! Çdo njeri që thotë të vërtetën sulmohet. Diasporën e quajnë të pavlerë kur nuk është në krahun e tyre,” deklaroi protestuesi përpara turmës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...