Në qytetin e Korçës, pasditen e sotme, një grup qytetarësh u mblodhën për të protestuar, duke shfaqur solidaritet me studentët dhe valën e protestave që kanë shënuar ditët e fundit.
Grumbulluar pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur, ata ngritën zërin kundër qeverisë nën moton “Rama ik”.
Për afërsisht një orë, protestuesit qëndruan në shesh, duke përcjellë mesazhe të qarta dhe të prera.
Kjo protestë në Korçë është pjesë e reagimeve të të rinjve dhe studentëve, të cilët prej disa ditësh protestojnë duke kërkuar të drejtat e tyre dhe duke shprehur pakënaqësinë ndaj realitetit aktual në vend.

