Korçë/ Operacion antidrogë, arrestohet një person, sekuestrohen doza kokaine, para dhe municione

Publikuar me datë:

Policia e Korçës ka nisur një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës në rajonin juglindor të Shqipërisë, duke synuar goditjen e rrjeteve të përfshira në shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve zyrtare, gjatë ndërhyrjeve të kryera deri tani, është arrestuar një person. Gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e tij, efektivët sekuestruan disa doza kokainë, një shumë të konsiderueshme parash, armë të ftohta si dhe fishekë.

Operacioni policor vazhdon ende. Forcat e rendit po ushtrojnë kontrolle në banesa të tjera për të identifikuar dhe ndaluar personat e tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related