Korçë/ Banorja e pallatit rrëfen momentet pas vrasjes: Dëgjova një zhurmë të madhe, pashë të riun të shtrirë, ishte tmerr

Publikuar me datë:

Kozeta Shagla, një banore e pallatit ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Joan Zhuko në Korçë, ka përshkruar çastet e para pas të shtënave.

Shagla thotë se ishte në banesë me nënën kur dëgjoi një zhurmë të fortë dhe menjëherë doli jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ajo rrëfen se sapo hapi derën, u përball me skenën e rëndë të viktimës të shtrirë përtokë.

“Unë isha brenda në shtëpi. Dëgjova një zhurmë të madhe, sikur plasi diçka. I thashë mamit se do të dilja të shikoja çfarë po bëhej, mos kishte rënë ndonjë njeri nga shkallët që ta ndihmoja. Ngjitem unë me vrap dhe shikoj një njeri të shtrirë poshtë në tokë, barkas. Nuk e mblidhja dot veten fare.

Pashë djalin të shtrirë poshtë, rreth dy metra, dhe po i rridhte gjak nga koka. Nuk e harroj atë skenë”.

Shagla sqaron se nuk kishte njohje me viktimën dhe konfirmon që 20-vjeçari nuk ishte pjesë e komunitetit të pallatit të saj.

“Nuk e njohim fare. S’është i pallatit, nuk është i pallatit tonë. Nuk e njihja fare. Nuk e di as ku banonte. Është tmerr. Një tronditje e madhe. Është tmerr i Zotit. Ne këtu na luajnë fëmijët çdo ditë. Nuk e kuptoj çfarë po bëhet. Unë nuk e preka me dorë. Nuk e preka me dorë. Por atë skenë nuk e harroj”, u shpreh ajo.

Ajo shton se fillimisht në vendngjarje mbërriti policia, ndërsa më vonë arritën dhe ekipet mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Marshimi i protestuesve vijon nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]