Komiteti i Helsinkit: Meta është penguar të realizojë intervista me gazetarët

Publikuar me datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar një raport të dytë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për Ilir Meten, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024.

Në dokumentin e Komitetit të Helsinkit, të publikuar në 25 maj, thuhet qartë se ligji njeh të drejtën e të paraburgosurve për komunikim me median, duke respektuar kufizimet që lidhen me rendin dhe sigurinë në institucion.

“Lidhur me pretendimin për ndalimin e disa takimeve me median, KShH risjell në vëmendje se pika 3 e nenit 49, i ligjit nr. 81/2020 njeh të drejtën e të paraburgosurve për komunikim me median, me kufizimet e domosdoshme që lidhen vetëm me sigurinë dhe rendin në institucion”, thuhet mes të tjerash në raport.

Duke u ndalur specifikisht te rasti i Metës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit shkruan se ish-Presidenti në mënyrë të përsëritur, pavarësisht lejeve të lëshuara nga SPAK, ka hasur në ndalime për komunikimet dhe intervistat për median.

“Nëse kjo e drejtë parashikon kufizime, këto të fundit nuk mund të prevalojnë dhe të sjellin kufizim automatik të së drejtës. Lidhur me këtë çështje, KShH merr shkas edhe nga misioni i dytë i monitorimit që vëzhguesit tanë kanë zhvilluar në dt.15 Maj 2026, ku është konstatuar se pavarësisht lejeve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), z. Meta ka hasur në ndalime për komunikimet dhe intervistat me median”, shkruhet në raport.

Teksa thekson se çdo kufizim duhet të ketë bazë lighore, KShH sugjeron që për të ruajtur në mënyrë proporcionale të drejtën e të paraburgosurit dhe sigurinë në burgje apo paraburgime, mund të shfrytëzohen edhe mjetet e teknologjisë së informacionit për realizimin e intervistave me median.

Sipas raportit, platforma dixhitale Zoom është një platformë që do të garantonte të drejtën e komunikimit me median, pa cenuar sigurinë e mjediseve të brendshme të paraburgimit.

Në këtë kuptim, çdo kufizim duhet të ketë bazë të qartë ligjore dhe të jetë i motivuar dhe proporcional. KShH sugjeron që për të ruajtur në mënyrë proporcionale të drejtën e të paraburgosurit dhe sigurinë në IEVP, mund të shfrytëzohen edhe mjetet e teknologjisë së informacionit për realizimin e intervistave me median (për shembull, përmes platformave digjitale si Zoom), çka do të garantonte të drejtën e komunikimit me median pa cenuar sigurinë e mjediseve të brendshme të IEVP-së”, përfundon raporti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]