Politikani i djathtë populist Abelardo de la Espriella, i cili është edhe një mbështetës i Donalad Trump duket se ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kolumbi, duke i dhënë fund periudhës së qeverisjes së së majtës në vendin latino-amerikan.
Sipas rezultateve paraprake, me mbi 99 për qind të votave të numëruara, De la Espriella siguroi 49.65 për qind të votave, ndërsa rivali i tij, Ivan Cepeda, i mbështetur nga presidenti në largim Gustavo Petro, mori 48.71 për qind.
Megjithatë, rezultati përfundimtar do të certifikohet vetëm pasi autoritetet zgjedhore të shqyrtojnë të gjitha procesverbalet dhe ankimimet e mundshme ligjore.
“Dua të mbahem mend si rindërtuesi i kombit, sepse Kolumbia meriton të bëhet ajo që është e destinuar të jetë, një Komb Mrekullie”, shkroi De la Espriella në rrjetet sociale pas publikimit të rezultateve paraprake.
Kandidati fitues, i njohur me nofkën “Tigri”, është një ish-avokat penalist dhe mbështetës i hapur i presidentit amerikan Donald Trump, i cili e mbështeti publikisht gjatë fushatës zgjedhore. Ai do të marrë detyrën më 7 gusht për një mandat katërvjeçar.

