E rëndë në Itali/ Nëna vret vajzën 13-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare janë gjetur të vdekura në një apartament në Torino.

Në bazë të hetimeve paraprake të autoriteteve përkatëse, dyshohet se bëhet fjalë me një rast vrasje dhe vetëvrasje në të njëjtën kohë, në të cilën nëna ka vrarë vajzën dhë më pas i ka dhënë fund jetës së saj.

Trupat e viktimave u zbuluan nga vajza tjetër 19-vjeçare e familjes, e cila është transportuar në Spitalin Maria Vittoria pasi kaloi një gjendje shoku. Shërbimi i emergjencës mjekësorë bëri ndërhyrje të menjëherëshme në vendngjarje dhe kreu përpjekjet për reanimimin e 13-vjeçares të cilat fatkeqësisht rezultuan pa sukses.

Sipas raportimeve , mësohet se gruaja ishte ndarë nga bashkëshorti prej disa kohësh dhe jetonte vetëm në apartament së bashku me dy vajzat e saj. Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa vazhdojnë hetimet nga forcat policore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...