Kola: “Dhuna ndaj protestuesve e urdhëruar nga Balla dhe Manja”

Publikuar me datë:

Pas tensioneve që shoqëruan protestën e sotme para Parlamentit, aktivisti Arben Kola shprehu shqetësimin e tij duke e akuzuar Policinë e Shtetit për provokim ndaj qytetarëve, duke theksuar se efektivët “marrin urdhra nga Ulsi Manja dhe Taulant Balla”.

Gjatë fjalimit të tij para pjesëmarrësve, Kola u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, duke theksuar se protesta do të vazhdojë në mënyrë paqësore.

“Policia që merr urdhër nga Ulsi Manja, Taulant Balla e të tjerë, kjo polici tregon se tani ndodhet para një dileme: t’i shërbejë mafies apo popullit. Policia është e popullit dhe jo e mafies, prandaj duhet të jeni të vëmendshëm dhe të mos bini pre e provokimeve.

Duhet të ruani qetësinë. Ne do ta rrëzojmë me një revolucion paqësor sezbën Edi Ramën. Prandaj kini durim, se ajo çfarë e vret këtë sistem dhe politikë të kalbur është prania e fëmijëve dhe grave, njerëzve si Flamuri dhe atij zotërisë që u nxor zvarrë sot, Altin Hila, që vjen çdo ditë nga Durrësi me një fëmijë të sëmurë.

Një duartrokitje për të gjithë protestuesit që janë arrestuar sot. Janë provokuar nga bandat mafioze brenda Policisë së Shtetit,” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]