Koçeku reagon për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale: “Nuk është thjesht problem teknik, EDP i është drejtuar META-s”

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në rrjetet sociale, pas raportimeve për sulme online ndaj personave që kanë mbështetur protestën e zhvilluar në Tiranë dhe mbylljen e disa llogarive në Instagram dhe Facebook.

Koçeku bën me dije se Demokratët Europianë (EDP) i janë drejtuar zyrtarisht kompanisë META, duke kërkuar shpjegime për mbylljen e llogarive të deputetit Agron Shehaj, aktivistit Gent Progni dhe profileve të tjera që kanë pasqyruar apo mbështetur protestën. Sipas saj, çështja pritet të kërkohet të raportohet edhe përpara Komisionit Europian.

Duke iu referuar deklaratave të eurodeputetit Sandro Gozi, Koçeku thekson se një situatë e tillë nuk duhet të konsiderohet thjesht si një problem teknik. Ajo kërkon që META të sqarojë arsyet e bllokimit të llogarive dhe të garantojë transparencë për mënyrën se si është marrë ky vendim.

“Liria e shprehjes nuk mund të cenohet në një vend që synon integrimin europian”, shprehet Koçeku, e cila paralajmëron se do të përdorë mekanizmat institucionalë në Shqipëri dhe në nivel europian për të adresuar raste që, sipas saj, përbëjnë cenim të kësaj lirie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related