Koçeku reagon pas dhunës në protestë: “Kur argumentet mbarojnë, mbeten vetëm shkopi i gomës dhe prangat”

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar pas ngjarjeve të sotme gjatë protestës, duke shprehur shqetësim për atë që e cilësoi si dhunë policore ndaj protestuesve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Koçeku u shpreh se i vjen keq që, sipas saj, “i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mund t’u ofrojë protestuesve është dhuna”.

Deputetja theksoi se kur një shteti i mbarojnë argumentet, sipas saj, mbeten vetëm “shkopi i gomës, prangat dhe çizmet e policit”, ndërsa shtoi se historia ka treguar se asnjë pushtet nuk e ka zgjatur jetën duke goditur qytetarët që kërkojnë të dëgjohen.

Në reagimin e saj, Koçeku argumenton se përdorimi i forcës ndaj qytetarëve nuk është shenjë force, por dëshmi e pamundësisë së pushtetit për të bindur qytetarët me argumente.

“Një shtet që zgjedh t’i përgjigjet pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për të bindur”, shkruan deputetja e pavarur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protestat në kulmin e tyre, Rama për DW: “Akuzat janë gënjeshtra! Nuk iki”

Edi Rama ka hedhur poshtë kategorikisht çdo mundësi për...

9 sëmundjet që përkeqësohen nga i nxehti

Nxehtësia ka potencialin të aktivizojë mekanizmat e stresit brenda...

U përfol edhe tek Vllaznia, por mbrojtësi i njohur firmos me Egnatian

Edhe pse gjatë merkatos së verës u raportua se...