Koçeku kritikon qeverinë për zjarret: “Ma shumë rëndësi i dhanë Paketës së Maleve sesa mbrojtjes së tyre”

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar për situatën e zjarreve që kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit, duke ngritur shqetësimin për dëmet e mëdha që po i shkaktohen natyrës dhe parqeve.

“Lura, Kruja, Mallakastra, Fushë-Arrëzi, Orenja… Zjarret e kanë mbërthy këtë vend, prej jugut në veri”, shkruan Koçeku.

Ajo thekson se, pavarësisht nëse zjarret janë të qëllimshme apo të paqëllimshme, përgjegjësia kryesore duhet të jetë parandalimi dhe mbrojtja e pasurisë natyrore.

Sipas saj, një shtet serioz duhet ta konsiderojë mbrojtjen nga zjarret si çështje sigurie, që kërkon planifikim, mjete, parapërgatitje dhe ndërgjegjësim gjatë gjithë vitit, dhe jo ndërhyrje vetëm në momentin e fundit.

Koçeku e lidh situatën edhe me politikat e qeverisë, duke ironizuar me “Paketën e Maleve”.

“Por me sa duket, prioriteti i këtij shteti ka qenë ma tepër Paketa e Maleve, sesa mbrojtja e vetë Maleve”, shprehet ajo.

Në fund, deputetja paralajmëron se, sipas saj, nëse vazhdohet me këto prioritete, rrezikohet jo vetëm natyra, por edhe pasuria më e madhe e vendit: mjedisi dhe demokracia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...