Koçeku ironizon Ramën me kullën që i ngjan atij pas fotos me flamingon: “Mund t’ia sugjeroni për foto profili”

Publikuar me datë:

Deputetja Marjana Koçeku ka vijuar thumbat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke publikuar në rrjetet sociale një foto të kullës së njohur në Tiranë.

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”, shkruan Koçeku krahas fotos, në një postim ironik i drejtpërdrejtë ndaj fotografisë së fundit të profilit të Ramës, ku kryeministri zgjodhi simbolin e flamingos.

Reagimi i Koçekut vjen në një moment kur ajo është shfaqur hapur kundër qeverisë dhe vetë Ramës. Në javët e fundit, aktivistja ka marrë pjesë në protestat qytetare në Tiranë dhe ka publikuar një sërë qëndrimesh kritike ndaj qeverisjes socialiste, ku doli edhe si deputete e pavarur

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë komentues e kanë parë si një tjetër episod të përplasjes publike mes deputetes dhe kryeministrit, në një kohë kur debati politik në vend lidhur me protestat mbetet i ndezur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related