Koçeku denoncon mbylljen e mbi 200 faqeve në Instagram: “Sulme ndaj figurave opozitare dhe mbështetësve të protestës”

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me atë që e cilëson si një valë sulmesh online ndaj figurave opozitare dhe faqeve që kanë mbështetur protestat.

Koçeku thote se që prej ditës së djeshme janë mbyllur mbi 200 llogari në Instagram, mes tyre edhe faqja zyrtare e deputetit Agron Shehaj, ajo e aktivistit Gent Progni, si dhe disa faqe të njohura që kanë publikuar dhe mbështetur vazhdimisht protestat.

Sipas saj, zhvillimet vijnë në një kohë kur siguria online dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes kanë qenë pjesë e diskutimeve në Forumin e Bledit.

“Qeveria jonë në forume ndërkombëtare e mbron këtë të drejtë me fanatizëm, por tenton me çdo kusht e çdo mjet ta shembë në shtëpinë e vet”, shkruan Koçeku.

Deputetja thotë se për këtë çështje ka raportuar tashmë pranë institucioneve të Bashkimit Europian, duke e konsideruar situatën si një shqetësim për lirinë e shprehjes dhe aktivitetin online në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lezhë/ Zjarri përfshin fshatin Kalivaç, rrezikohen banesat

Zona e Kalivacit në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës...

Messi u largua nga Argjentina, trajneri Skaloni gjen menjëherë pasuesin e fanellës me numër 10

Lionel Mesi vendosi të largohet përfundimisht nga Argjentina. Finalja...

Ndryshim në drejtimin e NJVKSH Shkodër

Besara Gjurgjej është caktuar në krye të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, duke marrë drejtimin e institucionit pas largimit nga detyra të Jetmir Lumajt. Gjurgjej vjen në këtë pozicion pas një eksperience 22-vjeçare në profesionin e mjekes stomatologe. Ajo do të drejtojë tashmë NJVKSH Shkodër, pas dorëheqjes së Lumajt pak ditë më parë.