Klodiana Lala sfidon Spiropalin: Kërko falje!

Publikuar me datë:

Një nga figurat më të dalluara në radhët e Partisë Socialiste gjatë 13 viteve të saj në pushtet ka qenë Elisa Spiropali.

Me ardhjen e socialistëve në pushtet, ajo mori menjëherë postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, duke u bërë gjithashtu deputete, ministre e Shtetit, Kryetare e Kuvendit dhe Ministre e Punëve të Jashtme. Sapo humbi pozitat politike, Spiropali filloi të flasë për “Marrëveshjen e Re” me Shqipërinë.

Por, çfarë përfshin kjo marrëveshje e re për Spiropalin? Mund të mendojë se shqiptarët do të harrojnë skandalet dhe abuzimet që e kanë shoqëruar. Pavarësisht se ka qenë e pranishme në të gjitha aferat e Edi Ramës dhe nuk ka ngritur asnjëherë zërin kundër, tani, duke parë protestat popullore për një mori arsyesh, përfshirë edhe mllefin ndaj Ramës, ajo ka vendosur të distancohet, duke pretenduar se kryeministri e la pa post.

Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka reaguar për këtë situatë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i drejtuar një thirrje të hapur Elisa Spiropalit.

“Znj.Spiropali!

E dashur Elise,

Nëse je serioze në ato që shkruan, kërko falje për gjithçka që ka ndodhur në 13 vitet ku ke qenë pjesë e qeverisjes.

Dhe dil në SHESH.

A nuk është një arsye e fortë të protestosh kundër një kryeministri që e ofendon popullin me gjuhën e tij të rrugacisë në mediat ndërkombëtare?

Prandaj, Elise, distancoju nga abuzimet dhe protesto!?”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ja pse Rama do të mbledhë nesër në mëngjes drejtuesit politikë të qarqeve

Nesër në orën 08:30, Kryeministri Edi Rama do të...

E rëndë në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

Një tragjedi është ndodhur së fundmi në plazhin e...

Nis marshimi nëpër Tiranë, drejt kryqëzimit të Elbasanit

Ka filluar marshimi pas protestës së 24-të të qytetarëve...