Klit Hoti: “Pacientët në hall”. Kërkon ndërhyrje urgjente për skanerin e Spitalit të Shkodrës

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka ngritur shqetësimin mbi situatën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke njoftuar se skaneri në këtë institucion shëndetësor ka dalë jashtë funksionit për disa ditë.

Hoti ka theksuar se ky mungesë shërbimi po shkakton vështirësi të mëdha për pacientët, të cilët përpiqen të gjejnë alternativa në qytete të tjera ose përballen me shpenzime të larta në klinikat private për të realizuar ekzaminimet e nevojshme.

Përmes një deklarate publike, deputeti i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë dhe autoriteteve përkatëse të ndërmarrin veprime të shpejta për të rikthyer skanerin në funksion, duke e konsideruar të papranueshme që një spital rajonal të jetë pa një pajisje me kaq rëndësi për diagnostikim.

Postimi i plotë i deputetit Kliti Hoti:

“SKANERI JASHTË FUNKSIONIT. PACIENTËT NË HALL.

Që prej disa ditësh, skaneri i Spitalit Rajonal të Shkodrës është jashtë funksionit, duke lënë qindra pacientë pa një shërbim thelbësor diagnostikues. Të dhënat e fundit tregojnë se pacientët janë të detyruar të udhëtojnë në qytete të tjera ose të paguajnë shuma të mëdha në klinikat private.

Kjo është e papranueshme.

I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesve përgjegjës të veprojnë menjëherë për rikthimin e skanerit në punë dhe të sigurojnë që Shkodra të mos mbetet pa këtë shërbim esencial.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ja pse Rama do të mbledhë nesër në mëngjes drejtuesit politikë të qarqeve

Nesër në orën 08:30, Kryeministri Edi Rama do të...

E rëndë në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

Një tragjedi është ndodhur së fundmi në plazhin e...

Nis marshimi nëpër Tiranë, drejt kryqëzimit të Elbasanit

Ka filluar marshimi pas protestës së 24-të të qytetarëve...