Kliti Hoti: “Shëndetësia falas” që paguhet nga xhepi i shqiptarëve

Publikuar me datë:

Shëndetësia në Shqipëri po rëndon jo vetëm për shkak të sëmundjeve, por edhe për shkak të kostos që familjet duhet të përballojnë vetë.

Sipas shifrave të publikuara nga Kliti Hoti, rreth 2 mijë pacientë vuajnë nga tumori i mushkërisë, por ilaçet rimbursohen vetëm për rreth 430 prej tyre. Pra, vetëm rreth 1 në 5 pacientë përfshihet në skemën e rimbursimit.

Situata paraqitet e ngjashme edhe për sëmundjet kronike. Nga rreth 261,500 të rritur me diabet, rreth 101,500 përfitojnë rimbursim, ndërsa mbi 160 mijë duhet t’i sigurojnë vetë medikamentet.

Edhe për hipertensionin, nga rreth 760 mijë të rritur të prekur, vetëm rreth 244 mijë përfitojnë nga skema, duke lënë mbi 500 mijë pacientë jashtë saj.

Vetëm për diabetin dhe hipertensionin, sipas këtyre të dhënave, familjet shqiptare shpenzojnë rreth 50 milionë euro në vit nga xhepi.

“Në një kohë kur dëgjojmë të flitet për shëndetësi falas, pyetja mbetet: falas për kë?”- ironizon Hoti.

Shqipëria shpenzon rreth 330 euro për banor për shëndetësinë, ndërsa shpenzimet publike për këtë sektor zënë rreth 2.9% të PBB-së, një nivel dukshëm më i ulët krahasuar me vendet europiane.

Me rritjen e numrit të të sëmurëve dhe plakjen e popullsisë, nevoja për trajtime dhe medikamente shtohet. Ndërkohë, financimi publik për shëndetësinë mbetet një nga pikat më të debatueshme.

Në fund ai Hoti shton: Nëse shëndetësia është publike, pse një pjesë kaq e madhe e kostos së saj vazhdon të paguhet nga xhepi i qytetarëve?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjermani/ Aksidentohet autobusi me turistë, 2 të vdekur dhe 19 të lënduar

Një aksident rrugor i rëndë ndodhi pranë Mynihut, në...

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...