Kliti Hoti: Partia Demokratike mbetet alternativa e vetme për ndryshim

Publikuar me datë:

Anëtari i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka reaguar pas zhvillimit të Kuvendit të Ripërtëritjes së Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si një dëshmi se kjo forcë politike mbetet alternativa e vetme përballë qeverisjes aktuale.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoti shprehet se vendimet e marra në kuvend, vizioni i paraqitur nga Sali Berisha dhe pjesëmarrja e demokratëve nga e gjithë Shqipëria tregojnë se beteja për ndryshim vazhdon me vendosmëri.

Sipas tij, Partia Demokratike zgjedh të vërtetën përballë propagandës, ndershmërinë përballë korrupsionit dhe lirinë e demokracinë përballë asaj që ai e cilëson si kapje të shtetit.

Në reagimin e tij, Hoti shpreh bindjen se koha e ndryshimit po afron dhe se Shqipëria meriton një qeveri që punon për qytetarët. Ai e mbyll mesazhin me thirrjen për bashkim të demokratëve në funksion të realizimit të këtij objektivi politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...