Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, arrestohen babë e bir në Kukës

Publikuar me datë:

Babë e bir janë arrestuar në Vlahën të Hasit në kuadër të një operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Në kërkim u shpall djali tjetër 70-vjeçarit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Vlahën, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Si rezultat i kontrolleve, në njësinë administrative Golaj, në territorin e fshatit Vlahen, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

Sekuestrohen municion luftarak dhe 5 m fitil zjarrpërcjellës, që u gjetën në banesën e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related