Kinema “Republika” sjell për herë të parë në Shkodër premierën e filmit “The Odyssey” të Christopher Nolan

Publikuar me datë:

Një ngjarje e veçantë për dashamirësit e kinemasë do të zhvillohet në Shkodër, ku Kinema “Republika” do të sjellë në ekranin e madh filmin e shumëpritur “The Odyssey”, realizimin më të ri të regjisorit të njohur Christopher Nolan.

I konsideruar si një prej produksioneve më ambicioze të viteve të fundit, filmi pritet të tërheqë vëmendjen e publikut në mbarë botën, ndërsa shfaqja e tij në Shkodër shënon një moment të rëndësishëm për jetën artistike dhe kulturore të qytetit.

Organizatorët e konsiderojnë këtë premierë si një mundësi të veçantë për publikun shkodran, i cili do të ketë mundësinë të përjetojë në kinema një nga filmat më të diskutuar të momentit. Po ashtu, ata vlerësojnë faktin që Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë produksione me jehonë ndërkombëtare.

“The Odyssey” do të shfaqet çdo mbrëmje në Kinema “Republika”, në dy seanca, duke nisur nga ora 18:00 dhe 21:00.

Të gjithë artdashësit dhe adhuruesit e filmit janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj eksperience të veçantë dhe të shijojnë magjinë e ekranit të madh në shtëpinë e kinemasë në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]