Gjergj Stefa kritikon ashpër Vllazninë: Humbja me Malishevën, në kufijtë e skandalit

Publikuar me datë:

Gazetari sportiv Gjergj Stefa ka reaguar pas disfatës së thellë 5-0 të Vllaznisë ndaj Malishevës në turin e parë të UEFA Conference League, duke e cilësuar paraqitjen e skuadrës shkodrane si një nga momentet më të dobëta të viteve të fundit.

Në një intervistë, Stefa u shpreh se mënyra se si kuqeblutë u paraqitën në Europë tregon mungesë përgatitjeje dhe probleme serioze në organizimin e klubit.

Sipas tij, nuk është hera e parë që Vllaznia pëson eliminime të rënda në arenën ndërkombëtare, duke kujtuar edhe humbjen 4-0 ndaj Valurit disa sezone më parë.

“Një humbje 5-0 ndaj Malishevës tregon se skuadra ka hyrë në këtë kompeticion pa përgatitjen e duhur. Organika e klubit lë shumë për të dëshiruar dhe situata është mjaft shqetësuese”, tha ai.

Stefa komentoi edhe mënyrën e administrimit të klubit, duke theksuar se presidenti Alban Xhaferi nuk e financon Vllazninë me fondet e tij personale, por menaxhon buxhetin që sigurohet nga sponsorë të ndryshëm.

“Albani është në një pozicion të vështirë, pasi nuk e drejton klubin me paratë e veta. Ai administron fondet që vijnë nga sponsorët dhe në këto kushte nuk mund të bëjë gjithçka i vetëm”, u shpreh gazetari sportiv.

Deklaratat e Stefës vijnë në një moment të vështirë për Vllazninë, ndërsa humbja ndaj Malishevës ka shtuar kritikat dhe pakënaqësitë e tifozëve kuqeblu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]