Kinë/ 20 viktima nga zjarri në një anije

Publikuar me datë:

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një anije mallrash me flamur të huaj në portin e Qingdaos në Kinën lindore, duke lënë të paktën 20 persona të vdekur dhe pesë të tjerë ende të zhdukur.

Sipas mediave shtetërore kineze, ngjarja u shënua të enjten rreth orës 11:00 me orën lokale, kur anija ndodhej në një kantier detar për kryerje riparimesh. Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në bord ishin 42 persona.

Ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë 17 vetë nga anija, pesë prej të cilëve u dërguan menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Mësohet se gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar. Ndërkohë, pesë persona vazhdojnë të rezultojnë të humbur, me operacionet për gjetjen e tyre që po intensifikohen.

Anija “Ocean Melody”, me flamur të Liberisë, ishte në kantierin Beihai Shipbuilding në Qingdao kur u përfshi nga flakët. Zjarrfikësit u desh të punonin për më shumë se tre orë për të mposhtur zjarrin.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka kërkuar që operacionet e shpëtimit të vijojnë me prioritet maksimal dhe të bëhet gjithçka për të gjetur personat e zhdukur. Po ashtu, kryeministri Li Qiang ka urdhëruar të ndërmerren të gjitha masat për shpëtimin e të bllokuarve në bord.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë hapur hetimet për të përcaktuar rrethanat ekzakte të incidentit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën brenda dhe rreth anijes.

Incidenti ka sjellë reagime të menjëhershme nga autoritetet kineze, ndërkohë që hetuesit do të analizojnë nëse ngjarja lidhet me procesin e mirëmbajtjes që po kryhej në anije.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fakulteti Ekonomik i UNISHK ndër më të preferuarit / Mbi 70% e kuotave plotësohen në fazën e parë…

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka...

El Niño alarmon botën/ 90% mundësi për një fenomen ekstrem, pritet ndikim edhe te çmimet e ushqimeve

El Niño po forcohet me ritme shqetësuese dhe parashikimet e reja kanë rritur frikën për ndikime të forta në klimë, bujqësi dhe furnizimin global me ushqime. Sipas Qendrës Amerikane të Parashikimit të Klimës, ekziston më shumë se 90% mundësi që El Niño të shndërrohet në një fenomen shumë të fortë gjatë vjeshtës dhe dimrit 2026-2027 në Hemisferën […]