Fakulteti Ekonomik i UNISHK ndër më të preferuarit / Mbi 70% e kuotave plotësohen në fazën e parë…

Publikuar me datë:

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka shënuar një nisje pozitive të procesit të regjistrimeve për vitin e ri akademik. Pas mbylljes së fazës së parë, më shumë se 70 për qind e kuotave të ofruara janë plotësuar.

Sipas drejtueses së fakultetit, interesi i maturantëve për programet ekonomike është rritur në krahasim me vitin e kaluar, duke i renditur këto degë ndër më të kërkuarat në universitet.

Në përpjekje për ta përshtatur ofertën universitare me nevojat e tregut të punës, këtë vit Fakulteti Ekonomik ka shtuar një program të ri Bachelor, “Business Administration”. Programi do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe krahas studentëve shqiptarë synon të tërheqë edhe të rinj nga vende të tjera.

Fakulteti Ekonomik ka aktualisht rreth 1 mijë studentë aktivë në tre programet e studimit. Krahas programeve Bachelor, ofrohen edhe programe Master Shkencor dhe Profesional, ndërsa në fushën e Turizmit mundësohen edhe studimet e doktoraturës.

Interesi i lartë i regjistrimeve në fazën e parë pritet të ndiqet edhe nga fazat e ardhshme, teksa universitetet vijojnë procesin e regjistrimit të studentëve të rinj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kinë/ 20 viktima nga zjarri në një anije

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një anije...

El Niño alarmon botën/ 90% mundësi për një fenomen ekstrem, pritet ndikim edhe te çmimet e ushqimeve

El Niño po forcohet me ritme shqetësuese dhe parashikimet e reja kanë rritur frikën për ndikime të forta në klimë, bujqësi dhe furnizimin global me ushqime. Sipas Qendrës Amerikane të Parashikimit të Klimës, ekziston më shumë se 90% mundësi që El Niño të shndërrohet në një fenomen shumë të fortë gjatë vjeshtës dhe dimrit 2026-2027 në Hemisferën […]