Kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Publikuar me datë:

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili kishte kundërshtuar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e afateve të paraburgimit të ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë.

Meta e kishte kundërshtuar vendimin në Apelin e Posaçëm, duke kërkuar shfuqizimin e tij. Me vendimin e sotëm, kërkesa e tij është rrëzuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related