Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar pas protestës së zhvilluar të hënën në Tiranë.
Trupa gjykuese e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre dhe nuk ka caktuar asnjë masë sigurie ndaj protestuesve.
Ata ishin ndaluar disa ditë më parë, pasi dyshohet se tentuan të bllokonin qarkullimin e automjeteve në zonën e Zogut të Zi, gjatë protestës.
Të hënën u arrestuan shtetasit: Ermelind Kuka, 19 vjeç; Dorjan Balla, 36 vjeç; Artan Daci, 41 vjeç; Ervis Beqaj, 36 vjeç; Ramazan Dauti, 31 vjeç; Bekim Imeraj, 37 vjeç; Visuar Dalipi, 29 vjeç; A.M, 20 vjeç; Aleandro Ahmetsulaj, 56 vjeç; Ridvan Kamberi, 63 vjeç; Klodian Bajrami, 24 vjeç dhe Enrik Xhemalaj, 39 vjeç.

