Kapen mbi 55 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 68-vjeçari

Publikuar me datë:

Autoritetet greke kanë arrestuar një 68-vjeçar shqiptar, pasi u kap duke transportuar mbi 55 kilogramë marijuanë në zonën e Follorinës, pranë kufirit greko-shqiptar.

Sipas policisë greke, arrestimi u krye pas një operacioni të organizuar nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Follorinë. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte 68-vjeçari, efektivët gjetën dy çanta udhëtimi dhe një thes me 50 pako marijuanë, me një peshë totale prej 55 kilogramë e 422 gramësh.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu tre telefona celularë, ndërsa ndaj të arrestuarit kanë nisur procedurat ligjore.

Sipas mediave greke, muajt e fundit është vërejtur një shtim i rasteve të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë. Vetëm në 11 muajt e fundit, autoritetet greke kanë sekuestruar mbi 1.2 ton marijuanë në zona si Igumenica, Janina, Kosturi, Follorina dhe Selaniku.

Raportohet se një pjesë e konsiderueshme e drogës është trafikuar përmes linjës Sarandë–Igumenicë, ndërsa në një rast autoritetet kanë bllokuar edhe një skaf të ngarkuar me lëndë narkotike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...