Velipoja vazhdon të tërheqë çdo ditë mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj, duke u konfirmuar si një nga destinacionet më të kërkuara të kësaj vere.
Mes atyre që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimi në bregdetin verior është edhe kampioni i boksit, Nelson Hysa. Përmes një videoje të publikuar nga plazhi, ai vlerëson Velipojën dhe i fton të gjithë ta vizitojnë, duke e cilësuar si “plazhin kampion të Shqipërisë”.
Me vijën e gjatë ranore, detin e pastër dhe kushtet gjithnjë e më të mira për pushuesit, Velipoja po përjeton një sezon turistik mjaft të suksesshëm. Investimet në infrastrukturë dhe përmirësimi i shërbimeve kanë bërë që ky destinacion të jetë zgjedhja e shumë familjeve dhe vizitorëve.
Vizita dhe vlerësimi i një sportisti të suksesshëm si Nelson Hysa është një tjetër promovim pozitiv për Velipojën, e cila vijon të mbetet ndër perlat e turizmit shqiptar.

