Kadastra e Shkodrës mbyll një proces të rëndësishëm, 67 kisha dhe xhami pajisen me certifikata pronësie

Publikuar me datë:

Kadastra e Shkodrës ka përfunduar pajisjen me dokumente pronësie të 67 objekteve fetare në qark, duke i dhënë fund një procesi të rëndësishëm për formalizimin e pasurive të komuniteteve fetare.

Bëhet fjalë për kisha, xhami dhe ambiente ndihmëse, të cilat tashmë disponojnë certifikata pronësie, duke fituar siguri juridike dhe një status të qartë ligjor.

Sipas institucionit, ky proces shkon përtej aspektit administrativ, pasi lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e trashëgimisë historike, kulturore dhe shpirtërore të zonës. Dokumentimi i pronësisë krijon garanci për ruajtjen e objekteve të kultit dhe vlerave që ato përfaqësojnë për besimtarët dhe komunitetin.

Pajisja me certifikata pronësie konsiderohet një hap i rëndësishëm për administrimin e rregullt të këtyre pasurive dhe për mbështetjen e bashkëjetesës e harmonisë fetare që karakterizon Shkodrën dhe zonat përreth.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E mërkurë me mot të kthjellët dhe të nxehtë

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në...

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Dy lekundje termeti jane ndjere mengjesin e sotem ne...