Jurgen Uldedaj rikthehet në ring/ Boksieri shqiptar do të mbrojë titullin ndaj Muhsin Cason

Publikuar me datë:

Jurgen Uldedaj do të mbrojë titullin kampion bote në kategorinë IBO për peshën “cruiserweight”, në një duel me 12 raunde ndaj amerikanit Muhsin Cason.

Sfida do të zhvillohet më 30 maj në “OVO Arena Wembley” në Londër dhe do të jetë hera e parë që 28-vjeçari shqiptar mbron gjerdanin e fituar në tetor të vitit të kaluar, kur triumfoi ndaj Rolly Lambert Fogoum.

Të dy boksierët vijnë në këtë përballje në formë të mirë sportive. Uldedaj numëron 21 fitore dhe vetëm një humbje në karrierë, ndërsa amerikani Cason ka regjistruar 14 fitore pa asnjë humbje.

Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, boksieri nga Lezha ka kërkuar mbështetjen e tifozëve kuqezi për të hedhur një tjetër hap të madh në karrierën e tij sportive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasani mposht Laçin, Vllaznia ndalet në barazim

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme kundër Laçit, duke...

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]