“Jo vetëm Zvërneci”/ Imeldi Sokoli publikon pamjet: Rrjolli po shkatërrohet para syve tanë

Publikuar me datë:

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Imeldi Sokoli, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën në zonën e Rrjollit, duke e cilësuar atë si një shembull të presionit që po ushtrohet mbi zonat natyrore dhe të mbrojtura në vend.

Sipas Sokolit, ndërsa vëmendja publike është përqendruar te debati për Zvërnecin, në Rrjoll po ndodh një fenomen që, sipas tij, po prek gjithnjë e më shumë territore me vlera të veçanta natyrore.

“Shihni shkatërrimin që i ndodh natyrës. Atë që natyra e ka konservuar për miliona vite, po e shkatërrojnë për pak kohë dhe për një përfitim të momentit”, shkruan ai.

Postimi shoqërohet me pamje ajrore të zonës së Rrjollit, ku evidentohen ndërhyrje në terren. Sokoli thekson se zhvillime të tilla po ushtrojnë presion mbi ekosistemet natyrore dhe kërkon më shumë vëmendje për mbrojtjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Këmbimi valutor 16 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...

Marrëveshja SHBA-Iran, Netanyahu: Sa të jem unë kryeministër, Teherani s’do ketë armë bërthamore!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka marrë fjalën pas njoftimit...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti francez Emmanuel Macron po bën thirrje për fillimin...