‘Jemi lënë në harresë’, banorët e lagjes së Teqes apel Bashkisë së Elbasanit për investime

Publikuar me datë:

Vetëm pak kilometra larg qendrës së Elbasanit, banorët e lagjes së Teqes vijojnë të përballen me mungesë të theksuar investimesh dhe problematika të shumta infrastrukturore, për të cilat thonë se institucionet vendore i kanë lënë në harresë prej vitesh.

Sipas banorëve, shqetësimi kryesor mbetet gjendja e rrugës kryesore të lagjes, e cila nuk është asfaltuar asnjëherë dhe është amortizuar plotësisht.

Ata shprehen se gjatë reshjeve qarkullimi bëhet tepër i vështirë, ndërsa dëmtimet e mjeteve janë të vazhdueshme.

Një tjetër problem serioz për komunitetin është mungesa e ujit të pijshëm dhe gjendja e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Banorët thonë se, pavarësisht se zona është e populluar dhe banorët janë taksapagues të rregullt, furnizimi me ujë vijon të mungojë dhe situata është bërë e papërballueshme.

Po ashtu, banorët tregojnë se prej rreth dy muajsh ambulanca e lagjes nuk ofron më shërbim shëndetësor, ndërsa për këtë situatë, sipas tyre, nuk kanë marrë asnjë shpjegim nga institucionet përgjegjëse.

Ata shprehen se ndër vite kanë marrë premtime për investime dhe zhvillim të zonës, por asnjë prej problematikave nuk është zgjidhur.

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së Elbasanit dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për përmirësimin e kushteve të jetesës në lagjen e Teqes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...