“Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj

Publikuar me datë:

Jola Hysaj ka dalë me një deklaratë publike pas emërimit si drejtuese e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Ajo ka konfirmuar pranimin e postit dhe ka adresuar reagimet dhe pyetjet e shumta që ka marrë në rrjetet sociale. Me anë të një postimi në mediat sociale, Hysaj ka shprehur falënderimin për besimin e treguar ndaj saj, duke nënvizuar se do të përpiqet ta justifikojë me punë. “Po, jam emëruar drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falënderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht”, shkruan ajo.

Ish-funksionarja e Partisë Demokratike për Marrëdhëniet me Publikun, ka pohuar gjithashtu se ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, duke ndarë edhe mesazhin që ka marrë nga ai. “Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: ‘Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela’”, shkruan Hysaj.

Hysaj ka theksuar se orientimi i saj politik mbetet i njëjtë, por ka sqaruar se nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. “Po, jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike”, shprehet ajo. Në përfundim të komunikimit të saj publik, Hysaj u ka kërkuar ndjekësve që të respektojnë vendimin e saj për të marrë drejtimin e një institucioni në një fushë ku, sipas saj, ka eksperiencë shumëvjeçare.

REAGIMI
Përshëndetje, meqë kam marrë shumë pyetje në whatsap nga miq ja përgjigja ime.
Po jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falenderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht.
Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela.
Po jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike.
Uroj të respektoni lirinë dhe zgjedhjen time për të bërë një punë të re në një sektor ku kam punuar shumë vite.
Gjithkush është i lirë të spekullojë dhe thurrë teori konspirative. Por kush më njeh e di që unë i pres drutë shkurt.
Kaq kisha nga ana ime. Kush do më urojë punë të mbarë e falenderoj! Kush do më shajë dhe mallkojë e ngushëlloj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale

Pas protestës së banorëve të Poliçanit, një tjetër bashki...

Hita: Berati, qarku me kriminalitetin më të ulët, në fokus goditja e çdo veprimtarie kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Greqi/ Aksident rrugor, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën...

OKB: Pothuajse 1 në 3persona nuk mund të përballojnë një dietë të shëndetshme

Pothuajse tre miliardë njerëz në planet nuk kanë mundësi...