Laboratori i heroinës në Has dhe dosja ‘339’, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli! Fitimet i investoi në dy lokale në Shijak

Publikuar me datë:

Jasin Kala alias Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në Shqipëri në kuadër të dosjeve “339” dhe “Volvo 4”, është arrestuar në Belgjikë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GjKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar dhe shitur sasi të mëdha të lëndëve narkotike, në disa shtete.    

Ai ishte dënuar për përfshirjen në një grup kriminal të hetuar në kuadër të dosjes “Volvo 4”. Mes akuzave ndaj tij ishte edhe aktiviteti i lidhur me një laborator për përpunimin e heroinës në Has, i zbuluar në tetor 2028, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine.

"Jasin Avdyli,  58 vjeç, banues në Shijak, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim e datës 04.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 
 
Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se 58-vjeçari ka qenë pjesë e një grupi që ka organizuar trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe më pas shitjen e saj, në shtete të ndryshme.  Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale, ky shtetas i ka investuar në 2 pasuri të paluajtshme (lokale), në Shijak’  informoi sot policia.

"Jasin Avdyli,  58 vjeç, banues në Shijak, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim e datës 04.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 
 
Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se 58-vjeçari ka qenë pjesë e një grupi që ka organizuar trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe më pas shitjen e saj, në shtete të ndryshme.  
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale, ky shtetas i ka investuar në 2 pasuri të paluajtshme (lokale), në Shijak’  informoi sot policia. 

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Belgjikë, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasit të arrestuar, në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Arratisje si në filma/ Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Nga Julio Collado, EL CASO Forcat speciale spanjolle ‘Mossos d'Esquadra’...

Ngërçi me pagat, Administrata e Gjykatës Kukës bojkoton punën, shërbimet ofrohen vetëm për seancat urgjente

Administrata e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës...

Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për kreun...